E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet forumi ekonomik Shqipëri-Meksikë

Është zhvilluar sot në Tiranë forumi ekonomik për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Meksikë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri zoti Ylli Ndroqi theksoi se ky forum rrit bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Në cilësinë e Konsullit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, kam kënaqësinë që hap këtë forum biznesi për të forcuar marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Meksikës. Ku forum do të afrojë biznesin meksIkan dhe atë shqiptar në fushën e tregëtisë, turizmit dhe industrisë. Duke patur parasysh që Konsullata e Nderit Meksikane është hapur përpara tre muajsh këtu në Shqipëri, ne hymë në kontakte të menjëherëshme për ti ofruar biznesit shqiptar mundësinë e koordinimit me biznesin meksikan theksoi konsulli i nderit Ylli Ndroqi.

Ndërsa kreu i Dhomës së Tregëtisë Nikolin Jaka vlerësoi punën e bërë nga Konsullata e Meksikës në Shqipëri  për prezantimin e potenciale të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Është kënaqësi për mua të jem pjesë e këtij forumi të rëndësishëm. Në rradhë të parë do të doja atë identifikoja rolin dhe rëndësinë e atyre që kanë mundësuar organizimin e këtij forumi, dhe që vjen nëpërmjet konsullatës së nderit të hapur në Shqipëri nëpërmjet z. Ndroqi, ku jo më parë se tre muaj pati hapjen e saj. Ajo bëri të mundur që shumë shpejt të informojë por njëkohësisht edhe të aktivizojë strukturat e ambasadës që mbulojnë Shqipërinë për të bërë një prezantim të potencialeve të mundësive të bashkëpunimit dhe të qarkullimit tregëtar nëpërmjet Meksikës dhe Shqipërisë. Njëkohësisht i bëj thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të jetë e fokusuar në gjetjen e atyre njerëzve të cilët japin kontribut në ekonominë shqiptare dhe vënë në lëvizje instrumenta dhe sisteme të tjera që i shërbejnë ekonomisë shqiptare” theksoi Jaka.

Ndërsa Konsulli i nderit të Meksikës në Itali, Eleazar Velasco Navarro vlerësoi arritjet e bëra nga Shqipëria ndërsa vlerësoi edhe homologun e tij në Tiranë Zotin Ylli Ndroqi.

Ne kemi ndjekur zhvillimin e Shqipërisë dhe jam i kënaqur për arritjen e vendit tuaj.  Kemi një përfaqësues shumë të mirë në të Tiranë konsullin e nderit zotin Ylli Ndroqi dhe jemi shumë të kënaqur theksoi Navarro.

Navarro bëri edhe një përshkrim të shkurtër të ekonomisë meksikane duke e cilësuar atë si ekonominë të dytë më të rëndësishme në Amerikën Latine.

Pas krizës që pësuam, ekonomia jonë po ecën në rrugën e duhur dhe kemi financa të shëndetshme. Meksika është ndër vendet më të hapura me botën. Jemi vendi i dytë më i rëndësishëm në Amerikën Latine dhe vendi vendi i 16-të në botë si eksportues si dhe vendi i 12-të i eksportimit të naftës. Qeveria meksikane synon ta bëjë vendin sa më konkurues ndaj po vazhdojnë reformat. Presidenti i Meksikës vazhdon reformat që ta bëjë ekonominë e vendit sa më konkuruese tha më tej ai.

Ndërsa e cilësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si mjaft të rëndësishëm, konsulli i ndërit të Meksikës në Itali Navarro theksoi se biznesi është një aleat shumë i mirë për të rritur këtë bashkëpunim.

Dy vendet tona nuk njihen, por ne kemi interes për njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë investim mes dy vendeve tona për shkak të distances dhe mungesës së njohurive. Ka mundësi për bashkëpunimin dypalësh dhe biznesi ndihmon në këtë gjë. Mendoheni Meksikën si një partnerët më të mirë në fushën e tregëtisë shtoi më tej Navarro.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›