E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohet mbledhja e Task Force për reformën rregullatore

Nën drejtimin e Kryeministrit u zhvillua sot mbledhja e Task Forcës për Reformën Rregullatore, e cila diskutoi gjerësisht ecurinë  e kësaj reforme. Gjatë kësaj mbledhje u analizua puna e bërë për legalizimin e procedurave, duke theksuar domosdoshmërinë e lehtësimit të mëtejshëm të procedurave të panevojshme, si dhe uljen e kostos për biznesin.

Në këtë kuadër u vendos shkurtimi i afateve të regjistrimit të pronave nga 30 ditë në 7 ditë, si dhe thjeshtimi i procedurave  të regjistrimit të pronave. Ndër të tjera, u diskutua dhe u  vendos përgjysmimi i dokumentacionit të kërkuar për procedurat e ç’doganimeve për importet dhe eksportet. U diskutua gjithashtu për procedurat e regjistrimit on-line të biznesit, si një tjetër hap për thjeshtimin e të bërit biznes në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit.


05/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›