Zhvillohet sot demonstrata popullore

Nën slloganin "Berisha dorëzo bllokun" pritet të zhvillohet sot në Tiranë, demonstrata e organizuar nga Partia Socialiste dhe aleatët.
Organizatorët e demonstratës thanë se ajo nuk do të shoqërohet me fjalime por është konceptuar si një protestë popullore.
“Ora News” ka mësuar se pjesëmarrësit në demonstratë do të nisen drejt kryeministrisë nga disa pika hyrëse të Tiranës.
Nisjet do të organizohen nga Zogu i Zi, Stacioni i Trenit, Rruga e Kavajës dhe rruga e Elbasanit. Është parashikuar që të gjithë pjesëmarrësit të bashkohen në sheshin “Nënë Tereza”. Ndërkaq, edhe policia ka marrë një seri masash për demonstratën e organizuar nga opozita.
Në terren do të angazhohen mbi 3 000 forca policie, të cilët do të ruajnë rendin dhe qetësinë. Gjithashtu do të përdoren edhe kamerat për të monitoruar elementët me precedentë.