E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet sot gjysmëfinalja e Eurovizionit


Zhvillohet sot në mbrëmje, në orën 21, në Oslo të Norvegjisë, gjysmëfinalja e parë e Festivalit Europian të këngës së lehtë. Ditën e sotme, konkurojnë 17 këngë, 10 prej të cilave do të dalin në finalen e së shtunës. E 12-a në garën e sotme, do të jetë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Juliana Pasha, e cila do të interpretojë këngën "Nuk mundem pa ty". Sipas faqeve kryesore të internetit për festivalin, Shqipëria është e sigurtë se do të kualifikohet për në finale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›