E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina Zeqiri, tregohet mirënjohëse

Këngëtarja  Dafina Zeqiri, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh muzikore në Prishtinë.

Rikthimi i saj në koncertin “Thank you USA” , u mirëprit nga fansat të cilët kishin kohë që prisnin një paraqitje të saj publike.
Përveç interpetimit, Dafina u dhuroi atyre disa bluza të veçanta, të punuara enkas nga këngëtarja për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Motivi kryesor është shqiponja dykrenare ndërsa bluzat kanë edhe nënshkrimet e këngëtares.

Derisa po shijon rikthimin në Prishtinë, Dafina ka shprehur sërish mirënjohjen për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë fansat, duke vlerësuar se ajo i "ka fansat më të mirë''. 

Mes disa ngjarjesh të konfirmuara ku do të performojë Dafina është koncerti i organizuar nga tifozët e Prishtinës, "Plisat'', që do të mbahet më 25 nëntor, në sheshin Nëna Terezë, e më pas ''Rrënqethu shqip'', që mbahet më 27 nëntor, në stadiumin e Prishtinës. /Rozafa Kelmendi /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›