E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvleresimi i NATO-s

Kur nje institucion e ka te veshtire te shpjegoje vetveten sipas te gjitha gjasave struktura ne fjale nuk ka me arsye per te ekzistuar. NATO-ja e percakton veten si aleanca me e suksesshme ne historine e botes. Ka me shume se nje vit qe NATO-ja po punon ne riformulimin e misionit. Retorika nuk eshte e mjaftueshme per te siguruar te ardhmen. Me rrezimin e Murit te Berlinit kishte nga ata qe menduan se edhe NATO-ja duhej ta perfundonte misionin e te kalonte ne librat e historise. Ajo cfare ndodhi ishte e kunderta.

Aleanca e zgjeroi anetaresimin me ish vendet komuniste dhe shkoi ne lufte ne Ballkan ne mbrojtje te paqes. Detyra ende nuk ka perfunduar po gjendemi shume afer synimit per nje Evrope te bashkuar e te lire. Sulmet terroriste ndaj Shteteve te Bashkuara me 11 Shtator 2001 ofruan nje mundesi per zgjerimin e rolit te Aleances e cila tashme eshte nje lloj polici global. Nga ana tjeter kemi nje Rusi me te pasur e me agresive derisa Kina India dhe vende te tjera kane marre tashme statusin e fuqive te medha duke ndryshuar gjeopolitiken boterore. NATO-ja eshte nje institucion euro-atlantik ne nje bote qe eshte gjithmone e me shume e zoteruar nga vendet e Paqesorit.

Me pas erdhi Afganistani ku lufta ndaj talibaneve u cilesua si prove per NATO-n e ku fitorja nuk kishte alternative. Tani sfida eshte qe Aleanca te mund te terhiqet pa e pranuar humbjen. Javen qe vjen kreu i NATO-s do te paraqese konceptin e ri strategjik per NATO-n qe do te diskutohet per miratim ne takimin e Lisbones. Rasmusen e ka shkurtuar listen e perparesive duke theksuar se fjalet kane kuptim vetem nese jane orientuese te sakta drejt veprimeve.
shte e qarte se NATO-ja ka nevoje te modernizohet per me teper kur dihet se jetojme ne nje epoke me me pak luftera e me me shume pasiguri.

Sulmet ne internet ndaj Estonise piratet ne Oqeanin Indian dhe nderprerjet e burimeve te energjise jane disa nga sinjalet e pasigurive aktuale. Ndonese udheheqja e Al Kaedes eshte goditur rende islami i dhunshem nuk eshte zhdukur. Po keshtu do te ishte cmenduri te mendohej se Rusia nuk paraqet me kercenim. Por rreziku real per Aleancen vjen nga brenda. Mosgatishmeria e shteteve per te paguar per mbrojtjen e tyre madje ne vazhdimesi vendet evropiane kane ulur buxhetin e mbrojtjes eshte nje prej rreziqeve. Nje tjeter rrezik eshte indiferenca ne rritje e Uashingtonit ndaj atyre qe i cileson si aleate jo efikas. E verteta eshte se Aleanca eshte kyce per marredheniet transatlantike. Derisa Shtetet e Bashkuara shikojne drejt paqesorit dhe Evropa fsheh koken ka pak prova qe deshmojne vendosmerine e perbashket te te dyja paleve. NATO-ja nuk do te rrenohet por mungesa e vullnetit politik pavaresisht formulimeve te reja te misionit te saj nuk mund ta mbrojne ate nga kthimi ne te pavlere

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›