E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Problematika ne nje parti LSI. Ta zgjidhin Meta dhe Prifti

TIRAN- Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i ka cilesuar zhvillimet brenda Levizjes Socialiste per Integrim si problematike te cilat krijohen ne parti dhe qe i zgjidhin vete partite me metoda te njohura demokratike. Ne nje prononcim per mediat pasi vizitoi Panairin e Agrobiznesit 2010 i pyetur nese keto problematika a e cenojne koalicionin qeverises kreu i qeverise tha se mazhoranca sot eshte me solide se cka qene diten e themelimit te saj. Per sa i perket ceshtjes se opozites dhe nisjes se protestave prej saj Berisha ka preferuar ti shmanget kesaj perplasjeje duke thene se tubimet nuk jane ne axhenden dhe se axhenda e tij jane vizat. Nga ana tjeter ai theksoi se axhenda e tij nuk preket nga protestat.

Zoti kryeminister a do ta zgjase qeveria afatin per vendosjen e kasave fiskale per biznesin e vogel apo kjo kosto do ti ulet nga tatimi
Ju me shtroni nje pyetje per nje nga reformat me te rendesishme ne historine e ekonomise shqiptare dhe te vendit vendosjen e pasaportave biometrike per biznesin. Ky eshte nje proces jetik dhe pavaresisht se ky proces te imponon nje transparence e cila te jep nje siguri me te madhe ka dhe kundershtite e vogla te vetat. Ky proces do ti kushtoje biznesit zero. Ky eshte vendimi i qeverise. Te gjithe biznesit te madh kasa do ti zbritet ne shpenzime. Biznesit te vogel qe nuk i llogariten shpenzimet kasat do ti zbriten teresisht ne taksa. Mund te ishte dhe nje menyre tjeter mund te njihnim edhe vetem nje sasi te caktuar ne taksa dhe shpenzime por jo ne kemi vendosur qe kjo ti kushtoje zero biznesit. Ne rast se ktheheni ne periudhen para zgjedhjeve mos harroni intervistat klithmat e perditshme te opozites kunder pasaportave biometrike. A ju kujtohen akuzat e tyre ne nje kohe kur ato jane jetike per vizat dhe levizjen e lire. Ne nje kohe kur cdo qytetar shqiptar e dinte se nuk ka heqje vizash pa pasaporta biometrike. Te njejten melodi po ndjekin per kasat por tani nga interesa mafioze. Si mund te derdhesh lot krokodili per kasat ne nje kohe kur kasa kushton jo me pak se taksa e emrit qe vendos ai dhe qe eshte i vetmi ne Evrope qe vendos takse per emrin dhe qe e detyroi qeverine te nderhyje ne ligj per te percaktuar kufirin tek thana sepse ne se biznesmeni do ta quante tabelen p.sh Sokol apo Agim ai do te gjobitej me 400 mije leke takse emri. Dhe keta njerez dalin e derdhin lot. Une u garantoj ketyre zoterinjve se kasat do te vihen dhe asgje nuk do te mund te pengoje vendosjen e kasave sepse ky eshte nje kusht per modernitetin dhe europianizimin e shitjeve ne Shqiperi sikunder do te kushtoje zero cdo biznesi vendosja e tij. Ky eshte vendimi i qeverise. Ata qe kane frike edhe tmerr nga kasat jane farefisnia e klaneve te ngerthyera me ta dhe po te vazhdojne do tua vertetojme nje nga nje.

A do te kete ndonje zgjidhje per situaten politike duke pasur parasysh se opozita ju ka vendosur tashme nje afat per fillimin e protestave dhe nderkohe ka hedhur edhe deklarata te tilla per zgjedhje te parakohshme
Axhenda ime jane vizat. Une punoj dhe do punoj si qeveri me te gjithe potencialin per te bere qe shqiptaret te fitojne se shpejti nje liri qe nuk e kane pasur ne shekuj. Kjo eshte axhenda ime. Ajo cka une shpreh kenaqesine time eshte qe zoti Rama dje nga Kukesi u kthye neper rrugen e kombit. Uroj qe ti kete kerkuar falje tunelit.

A preket axhenda juaj nga protestat
Absolutisht respekt te plote per te gjitha vendimet e opozites. Ju garantoj se ky eshte nje vend i shtetit ligjor dhe une kete e kam garantuar. Ata qendruan 19 dite para zyres sime . Une isha i pergatitur te qendronin edhe dy vjet para zyres sime po te deshironin. Respekti im eshte i palekundur. Nje vend tjeter i madh i spastroi me ane te permbarimit dhe policise dhe ju e dini shume mire kete gje. Une nuk i cova ata ne gjyq.

Zoti kryeminister si i komentoni zhvillimet brenda LSI duke pasur parasysh se eshte aleati juaj kryesor
Ju nuk me keni degjuar kurre te komentoj zhvillimet politike brenda partive te tjera aq me teper brenda partise aleate. Ajo nuk eshte axhenda ime. Ato jane problematike te cilat krijohen ne parti dhe qe i zgjidhin vete partite me metoda te njohura demokratike dhe une nuk kam asnje koment per asnje lloj problematike pervec partise sime.

A e cenon kjo mazhorancen
Mazhoranca sot eshte me solide se cka qene diten e themelimit te saj. Dhe une se shpejti do te jem para jush per te gjitha arritjet reformat programin e kesaj mazhorance.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›