Rrokaj kreu i LSI Tirane. Meta Sot me te paster me te bashkuar
TIRAN- Shezai Rrokaj eshte kreu i ri i Levizjes Socialiste per Integrim ne kryeqytet. Rrokaj fitoi ne garen e djeshme perballe kandidatit Edmond Panariti me nje diference te konsiderueshme prej 562 votash. Kandidati Panariti mundi qe te marre vetem 1824 vota nderkohe qe rivali i tij fitoi 2386. Ne zgjedhjet per strukturat drejtuese te kesaj force moren pjese mbi 60 e anetaresise ne votim ose 4288 votues nga 7300 anetare te saj. Procesi i votimit perfundoi ne oren 17.00 ne 12 qendra ku eshte votuar per drejtuesit e LSI-se se Tiranes ndersa rezultati u shpall rreth ores 23. Menjehere pas rezultateve kreu i ri i Levizjes Socialiste per Integrim Shezai Rrokaj deklaroi se nga zgjedhjet nuk ka te humbur. Ska te humbur dhe te fituar ne Levizjen Socialiste per Integrim. Ftoj Edmond Panaritin per bashkepunim ne projektin tim- u shpreh Rrokaj.
Ndersa emri per postin e Sekretarit te Pergjithshme per Tiranen dhe emrat per nenkryetare do te dalin sot. Dje votoi edhe kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i cili vleresoi pjesemarrjen ne proces. Vleresoj pjesemarrjen e konsiderueshme qe ne oret e para te mengjesit nga anetaret e LSI se kryeqytetit pikerisht si nje nder garat me demokratike me transparente qe zhvillohet brenda nje force politike sikurse kjo per drejtuesit dhe per kryetarin e LSI se Tiranes te cilat jam i bindur se po sjellin nje standard te ri te demokracise se brendshme te komunikimit brenda partise dhe me opinionin publik ne anetaresine dhe me qytetaret -tha Meta. Sipas drejtuesit te kesaj force politike perfundimi i perzgjedhjes se figurave drejtuese shenon edhe nisjen e pergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme vendore ne te gjithe vendin. Me permbylljen e ketij procesi sot ne nisim te njejtin ne te gjithe vendin duke u pergatitur ne menyre me te denje dhe serioze edhe per zgjedhjet e pergjithshme vendore te cilat po trokasin -tha Meta.
Lista per zgjedhjet brenda LSI-se
Kandidat per kryetar te Tiranes
Edmond Panariti
Shezai Rrokaj
Kandidat per nenkryetar
Enver Roshi
Viron Bezhani
Sajimir Ivziku
Dritan Ylli
Nora Malaj
Blerina Kazaferi
Endrit Brahimllari
Malvina Palushi
Sekretar i Pergjithshem
Monika Kryemadhi
Besjan Pesha
Ashpersimi i luftes brenda LSI-se ka shtuar dje edhe nje tjeter akuze ate te perfitimeve te paligjshme te ish-ministrit Dritan Prifti por edhe te kreut te kesaj force Ilir Meta. Luan Rama ne emer te LSI-se ka kerkuar qe te hetohet pasuria e Priftit dhe menyra se si ai e ka perfituar ate por menjehere pas kesaj ka ardhur reagimi i ish-ministrit. Dritan Prifti ka akuzuar Ilir Meten se ka fshehur pasurine dhe se ne ditet ne vijim ai do te publikoje pronat e verteta te zv.kryeministrit.
LSI
Levizja Socialiste per Integrim ka ndryshuar mendim per nenkryetarin e saj Dritan Prifti dhe dje permes Sekretarit te Pergjithshem Luan Rama i kerkoi Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive qe te verifikoje pasurine ish-ministrit dhe 1.8 milione eurot e perfituara nga shitja e fabrikes se tij te tullave. Kjo eshte ceshtje qe u mbetet organeve te deklarimit te pasurise organeve te hetimit qe te provojne dhe te zbardhin perpara opinionit publik shqiptar kete skeme sesi mund te behesh milioner duke qene minister dhe duke shituar tulla te pandertuara- tha Luan Rama. Por pavaresisht deklaratave te LSI-se se qendrimi i saj ka qene konstant gjate gjithe kesaj kohe madje ka qene vete Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama dhe zevendeskryeministri Meta te cilet e argumentuan shkarkimin e tij nga detyra me rritjen e rolit dhe te perfaqesimit te LSI-se ne qeverisjen e vendit.
Prifti
Pas akuzave per korrupsion te LSI-se ndaj nenkryetarit te saj dhe ish-ministrit ka reaguar deputeti Dritan Prifti duke u shprehur se deklaratat e Sekretarit te Pergjithshem vertetojne sipas tij se lufta ka qene e dirigjuar nga Ilir Meta. Luan Rama sot vertetoi deklaratat e mia se luften mediatike kunder meje per pasurine e ka frymezuar komiku intrigant Ilir Meta- theksoi Prifti. Deputeti i kesaj force politike hodhi akuza ndaj kryetarit Meta dhe lajmeroi se ne ditet ne vazhdim do te beje publike edhe pasurine qe fsheh zevendeskryeministri Meta. Sipas tij kryetari Meta i ka fshehur pasurite e tij ne emer te personave te trete. Luani ta pyese Meten ne qofte se ai i ka deklaruar te gjitha pasurite e tij dhe pas kujt emra i fsheh ato. Se shpejti do ti sqaroj une pasurite e Ilir Metes duke filluar nga guroret ne Skrapar pallatet ne Tirane galerite luksoze ne Bllok apo tokat e vilat ne bregdet- deklaroi Prifti. Akuzat e dy drejtuesve te larte te LSI-se ndaj njeri-tjetrit jane te njejta megjithese te dy konfirmojne se do te vazhdojne koalicionin me kryeministrin Sali Berisha.