Vlore binjaket braktisin shtepine babai Viktima te trafikut

Dy vajzat binjake pa mbushur ende 18 vjec kane disa jave qe kane braktisur shtepine duke u vendosur ne qytetin e Vlores. Babai e ka denoncuar si rrembim dhe ai eshte i bindur se vajzat jane bere pjese e nje rrjeti qe pret ti trafikoje jashte vendit.
I kisha me 9 e 10 aty u mpleksen me nje vajze nga Llakatundi qe nuk ka sjellje te mire dhe qe eshte e dyshimte ne lidhje me trafiqet. U thashe mos u merrni me ate vajze se ajo eshte e rrezikshme dhe do tu fuse ne rruge te keqe shprehet per Top Channel prindi i dy binjakeve Arqile Balliu.
Policia ka hedhur poshte mundesine e trafikimit ndersa babai perpiqet te tregoje argumente qe sipas tij tregojne se vajzat jane mashtruar per tu bere viktima te prostitucionit.
Ajo vajze dhe femijet me kishin ardhur ne shtepi per kafe dhe une si shqiptar u nxorra cdo lloj gjeje qe kisha ndersa ajo kishte tjeter synim per te pare ca gjendje kisha une per tu perballur me shoqerine e tyre shton me tej Balliu.
Policia ka rrezuar cdo shqetesim te bere nga Arqile Balliu kjo edhe per faktin se dy vajzat kane deponuar ne policine e Vlores duke thene se nuk duan te jetojne me prinderit. Sipas policise ato kerkojne nje jete te tyren te pavaruar nga prinderit.
Te ndodhur mes ketyre dilemave njerezit e shtetit thone se nuk mund te nderhyjne ne vendimarrjen e dy vajzave per te ushtruar menyren moderne te te jetuarit jashte familjes.
Nderkohe qe babai qe jeton ne kushte mesjetare ekonomike nuk resht se kerkuari dhe eshte i bindur se vajzat e tij jane ne paradhomen e trafikanteve te prostitucionit.