Presidenti Topi sot në Kroaci, takon Mesiç
Takimet dypalëshe të Presidentit me këto autoritete të larta si dhe mes delegacioneve zyrtare respektive do të përqendrohen në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit reciprok mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
TIRANE- Presidenti Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi niset drejt Kroacisë për një vizitë zyrtare treditore, i ftuar nga homologu i tij, Stipe Mesiç. Në këtë vizitë, Presidenti shoqërohet edhe nga drejtues të institucioneve të pavarura kushtetuese.
Gjatë qëndrimit në Kroaci, Topi pritet të takohet dhe të zhvillojë bisedime intensive me autoritetet më të larta kroate, Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç; kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebic; si dhe kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader. Takimet dypalëshe të Presidentit me këto autoritete të larta si dhe mes delegacioneve zyrtare respektive do të përqendrohen në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit reciprok mes Shqipërisë dhe Kroacisë, në kuadër të partneritetit si aleatë me të drejta të plota në NATO, të aspiratës integruese të dy vendeve tona për në Bashkimin Europian, si dhe të frymës së miqësisë dhe bashkëpunimit të mëtejshëm konstruktiv rajonal.
(s.g/BalkanWeb)