Ushtria siriane sulmon Aleppon
Forcat e ushtrisë siriane kanë nisur një sulm nga toka dhe nga ajri në qytetin e Aleppos. Lajmi është konfirmuar nga aktivistët. Rebelët që kanë formuar ushtrinë e lirë siriane kanë thënë se I janë përgjigjur sulmit duke shkatërruar disa tanke por nuk është ende një informacion i konfirmuar zyrtarisht. shtetet perëndimore kanë paralajmëruar për një masakër të mundshme në Aleppo që është një nga qytetet më të populluara në Siri. Në orët e para të mëngjesit aktivistët thanë se jkanë parë tanke të ushtrisë së assad që lëviznin në jugperëndim të qytetit. Sipas komitetit të koordinimit local ofensiva që të gjithë i frikësoheshin ka nisur. Ndërkohë janë raportuar disa të plagosur ndërsa qendrave mjekësore dhe urgjencave iu është kërkuar të qëndrojnë në gatishmëri. Televizioni shtetëror sirian ka transmetuar lajmi se rebelët të cilët dështuan në damask tashmë duan të marrin nën kontroll Alepon. Rebelët dhe ushtarët e Assad [pretendojnë se e kanë qytetin në dprë por në fakt armatimi I rëndë I ushtrisë, bën që kjo e fundit të ketë më shumë mundësi për të marrë kontrollin. Në qershor të këtij viti qeveria siriane raportoi se 6.947 sirianë kanë humbur jetën ndër të cilët 3.211 dhe 2.566 nga personeli I forcave të sigurisë.