E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasesi i Denverit trajtohet ne psikiatri

I akuzuari për vrasjet dhe të shtënat e kinemasë në Kolorado, po trajtohej nga një psikiatër në universitetin ku ai kishte studiuar.
Raportet e mëhershme thanë se 24 vjecari, James Holmes, kishte dërguar një fletore në universitet që përshkruante masakrën.
Avokatët mbrojtës janë duke kërkuar burimin e rrjedhjes së informacionit në media, duke thënë se është shkelur urdhëri i gjykatës dhe se gjykimi i drejtë është vënë në rrezik serioz tashmë. Holmes, do të njihet zyrtarisht me akuzat ditën e hënë. Gjykata tha se atëherë do të marrë parasysh edhe kërkesën e ekipit mbrojtës.
James Holmes akuzohet për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 58 të tjerëve, gjatë premierës në mesnatë, të filmit Batman në Aurora pranë Denverit një javë më parë.
Nderkohe një burrë i armatosur rëndë i cili e quante veten e tij "Xhokeri"(personazh dhe armiku i përbetuar i Batman), është arrestuar pasi kishte kërcënuar punëdhënësin e tij në shtetin amerikan të Maryland, bën të ditur policia vendase.
Neil Prescott, 28-vjec, supozohet se ishte duke shkuar për të mbushur armët dhe t’u shtinte per vdekje të gjithëve në vendin e tij të punës. Veshur me një t-shirt ku shkruhej "Armët nuk vrasin njerëz. Unë po" ai u arrestua teksa u shkarkua nga puna. I dyshuari në masakrën e javës së kaluar në Kolorado, në premirën e filmit Batman, gjithashtu i tha policisë se ai ishte Xhokeri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›