Zi kombetare per viktimat
Qeveria e shpalli diten e djeshme, dite zie kombetare per te gjithe viktimat qe shkaktoi tragjedia e ndodhur ne Gerdec te Vores, pese dite me pare. Me ane te nje konference per shtyp ne oret e para te paradites se djeshme, Kryeministri Berisha njoftoi se 18 marsi do te ishte dite zie kombetare dhe se ne mesdite flamujt ne institucionet shteterore do te uleshin ne gjysmeshtize. Nga ana tjeter, ne mesditen e djeshme, u mbajt edhe nje minute heshtje ne institucione, ne nderim te viktimave qe humben jeten gjate shperthimit te fabrikes se cmontimit te armeve ne Gerdec te Vores, te cilat, sipas Kryeministrit, deri paraditen e djeshme ishin 16 te vdekur dhe 5 persona te zhdukur. Shpallja e dites se djeshme zi kombetare beri qe te shtyhej per diten e sotme edhe mbajtja e seances plenare, parashikuar te mbahej pasdite. Ne kete seance te pare pas ngjarjeve te ndodhura ne Gerdec, pritet qe Berisha te informoje ne Kuvend per tragjedine, dhe debate me opoziten, e cila kerkon doreheqjen dhe imunitetin e tij.
F.M