Rama: Berisha, dorezo imunitetin
Oli Xhilaga
"Ne duam doreheqjen dhe imunitetin e deputeteve Sali Berisha e Fatmir Mediu, jo me deklaratat per gjoja gatishmeri per te mbeshtetur hetimet, po me votim ne Kuvendin e Shqiperise". Ky ka qene ultimatumi me i fundit i ardhur nga kampi roze, e cila vijon me akuzat e saj te drejtperdrejta ndaj qeverisjes aktuale, sa i takon situates katastrofike ne Gerdec. Keshtu, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, dhe pergjate dites se djeshme kerkoi largimin e Kryeministrit, dhe jo me me deklarata si ne rastin e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por duke lene mandatin e deputetit ne Kuvend. Ardhur ne kete pike, ligjvenesit socialiste kerkojne me insistim largimin e Berishes dhe te Mediut, me qellim qe t'i hapet rruge nje hetimi te drejte dhe real mbi shkaqet qe sollen tragjedine e Gerdecit. Madje, si per t'i meshuar me fort qendrimit te PS-se, kryetari Rama vuri ne dukje se "ne nuk e pranojme per kryeminister dhe ai duhet te na jape doreheqjen, jo justifikimet e patolerueshme te nje fatkeqesie, qe nuk eshte natyrore, po politike, qe nuk e kemi nga Zoti, por nga ata qe kane marre voten per te na dale zot". Sipas tij, qeveria dhe Kryeministri Berisha po mbulojne numrin e vertete te viktimave dhe nuk mund te tolerohet pa dale e plote pergjegjesia morale, politike e ligjore. Kryefajtori Sali Berisha nuk mund te na fyeje te gjitheve, duke folur per ndihme nga ana e qeverise, qe shkaktoi tragjedine, jo vetem sepse qeveria menaxhon pikerisht kontributet tona, por edhe sepse ky kryeminister nuk ka me as moralin dhe as besimin e askujt per te menaxhuar pasurine e ketij populli, qe ne 17 vjet nuk ia pa kurre hairin votes qe i dha Sali Berishes", nenvizoi Rama, duke vene ne dukje faktin se tashme banoret, vec mosbesimit ne zbardhjen e plote te pergjegjesise, nuk mund t'i besojne kesaj qeveri pasurine e tyre. Pikerisht, per kete arsye, kreu socialist, iu referua deklarates se fundit te ardhur nga Kryeministri Berisha, duke u shprehur se "per te treten here radhazi, Kryeministri i Shqiperise, doli perpara shqiptareve dhe shqiptareve, per te folur per gjithcka, pervec te vetmes gje qe ky popull, i goditur ne zemer nga shperthimi vdekjeprures i papergjegjshmerise se qeverise se vet, duhet te degjoje prej kryetarit te kesaj qeverie te paafte e te korruptuar deri ne palce dhe qe eshte pranimi i pergjegjesise morale e politike, permes aktit te doreheqjes".