E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi e Topalli, ngushellime nga SHBA e Zvicra

Kreret e larte te shtetit vazhdojne te marrin mesazhe ngushellimi. Presidenti Topi mori dje nje mesazh ngushellimi nga ambasadori i SHBA ne vendin tone, Xhon Uithers, per tragjedine e shperthimit ne Gerdec. "Ne emer te Ambasades se SHBA dhe te popullit amerikan, ju lutem pranoni ngushellimet mia te sinqerta per humbjet e jetes nga shperthimi fatal i se shtunes ne Gerdec", u shpreh Uithers, duke theksuar gatishmerine per te ndihmuar ne cdo lloj menyre. Ndersa ambasadorja e Zvicres ne Tirane, Enzler, i tha Kryetares se Kuvendit, Topalli, se nje ngarkese me mjekime per te lenduarit pritet te vije nga Zvicra. Sipas saj, qeveria zvicerane do te kontribuoje edhe ne rindertimin e banesave e kryesisht te shkollave ne Gerdec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›