E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Te largohet Berisha, Kryeministri ne detyre

Levizja Socialiste per Integrim nuk kurseu dje akuzat ndaj Kryeministrit Sali Berisha. Keshtu, nenkryetari i LSI-se, Dritan Prifti, vec kembenguljes per doreheqjen e kreut te ekzekutivit, u ndal dhe ne situaten e krijuar pas tragjedise ne Gerdec. "LSI i thote Kryeministrit ne detyre, zoti Sali Berisha, se nuk jane metodat represive, kercenuese apo policore, ato qe qetesojne situaten dhe njerezit e revoltuar me te drejte ndaj qeverise se tij, por zgjidhja me shpejtesi dhe humanizem i nevojave jetike te ketyre banoreve te prekur nga fatkeqesia", theksoi Prifti gjate fjales se tij. Madje, pikerisht per kete arsye, deputeti i LSI-se insistoi ne domosdoshmerine e doreheqjes se Kryeministrit Berisha, si pergjegjesi kryesor per tragjedine e shkaktuar ne Gerdec te Vores. Gjithashtu, Prifti kerkoi nga Presidenti Bamir Topi "te marre pergjegjesite dhe kompetencat kushtetuese per normalizimin e situates, per te dale jashte formave deklarative mediatike, qe ne thelb synojne te fshehin pergjegjesite e qeverise". Njekohesisht, LSI u kerkoi forcave te tjera opozitare dhe shoqerise civile te mbeshtesin kerkesen e saj per largimin e Kryeministrit Berisha, ne menyre qe t'i hapet rruga nje hetimi te drejte.
O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›