Ziani, afër Stuttgartit

Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 17:55
E ardhmja e Karim Zianit duket të jetë larg Wolfsburgut. Sipas të përditshmes algjeriane, Le Buteur, mesfushori francez me prejardhje algjeriane është bërë shënjestër e klubit tjetër gjerman, Stuttgart.
28-vjeçari kërkohet edhe nga klubet franceze, Monaco e Lorient, mirëpo këto të fundit janë zmbrapsur pasi që rroga e futbollistit është e lartë dhe Wolfsburg kërkon 5.5 milionë euro. Ka mundësi që mesfushori ofanziv të mbetet te Wolf deri në qershor, por nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij gjatë janarit.