E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fildishtë, shenja të këqija

Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 19:10

Pas zgjedhjeve të kontestuara për president të muajit kaluar, rreth 14,000 njerëz janë shpërngulur nga Bregu i Fildishtë për në Liberinë fqinje, u njoftua nga OKB. Kriza presidenciale duket se vetëm sa po thellohet.

OKB bëri të ditur se numri i refugjatëve në këtë rajon të shkojë deri në 30,000.
Shumica e personave të zhvendosur janë përkrahës së Alasana Utara, të cilin bashkësia ndërkombëtare e njohu për president të ri të Bregut të Fildishtë.
Tre president të Afrikës perëndimore do të mitizojnë Bregun e Fildishtë të martën, në mënyrë që edhe personalisht t’i apelojnë presidentit Lorana Gbagbo që të tërhiqet nga pushteti, njoftoi Ministria e Jashtme e Beninit.
Gbagbo po refuzon që të tërhiqet nga posti, duke pohuar se në veri të vendit pati parregullsi gjatë votimeve

Mirëpo, liderët e Afrikës perëndimore kërcënuan me aksion ushtarak, nëse ai nuk tërhiqet vullnetarisht nga posti presidencial.
Përfaqësuesja e UNHCR, Fatumata Legien-Kaba, i tha televizionit BBC se shumica a atyre që pas zgjedhjeve të 28 nëntorit ikën nga Bregu i Fildishtë janë banorë të fshatrave në perëndim të vendit. Shumë prej tyre ecën për ditë të tëra, për t’iu shmangur dhunës së mundshme, theksoi ajo.

Zyrtarët e OKB’së ndërkaq pohojnë se të paktën 170 njerëz janë vrarë gjatë sulmeve të paradokohshme të ushtrisë së Bregut të Fildishtë, e cila edhe më tej i mbetet lokale presidentit Gbagbo.
Nga zgjedhjet pritej që vendit të bashkohej, pasi që lufta qytetare e vitit 2002 e kishte ndarë shtetin - që është prodhuesi më i madh i kakaos në botë – në dy pjesë.
Ndryshe, veriu i vendit, që kryesisht banohet nga popullata myslimane, e mbështet presidentin Utara, ndërkaq jugu, kryesisht i krishterë, qëndron prapa presidentit Gbagbo.
(BBC)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›