E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane i këshillon Menez Juventusit

Torino, 25 Mars NOA – Ka qenë ndër protagonistët, për të mos thënë ai absolut, i derbit të bamirësisë me Torinon. Zidane ka marrë duartrokitje të shumta ashtu si dikur kur francezi ishte pjesë e skuadrës së bardhë e zinjve, ku tifozët kanë treguar se nuk e kanë harruar asnjëherë atë. Ai ka ndikuar aq shumë madje deri në atë pikë sa ka dhënë dhe këshilla për merkaton e ish-skuadrës së tij.

“Menez është një lojtar që po bën shumë mirë në skuadrën e Romës dhe të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe duke luajtur për Juventusin. Është një lojtar tepër i mirë madje mund të them se është një Zidane i ardhshëm”, – deklaroi “Zizu”.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeJuve: Sanchez, Rossi ose VucinicGati 40 milionë për Juventusin e së ardhmesJuventus: Aquilani do të qëndrojë Juventus mendon dhe për MazarinRevolucion Juventus: Lippi dhe Moggi Lidhje: Juventus, Menez, merkato, Zidane

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›