Ndeshja me Bjellorusine kombetarja shpresa per fitore

"Nuk presim të gjithë të shohim tre me zero ndeshjen, po presim që të luajmë me zemër". Dhe kur e thotë Lorik Cana duhet besuar. Mbrojtësi, një nga kolonat më të rëndësishme të kombëtares shqiptare, vlerëson si të drejpërdrjetë sfidën e së shtunës kundër Bjellorusisë, por nuk fshehy optimizmin dhe ambicjen e skuadrës kuqezi për të marrë maksimumin. Sipas Canës, fitorja në “Qemal Stafa” do të ishtë një hap i rëndësishëm në objektivin për të mbyllur në mënyrën më të mirë fushatën eliminatore të Euro 2012 në grupin D.
"Sigurisht që kemi ne ambicie për ta fituar ndeshjen dhe kemi për tu futur në fushë për ta fituar ndeshjen, sepse më andej me 5 lojë, tetë pikë mund të jemi në një situatë të favorshme. Përkundrazi nëse humbim do të jetë shumë e vështirë për të pasur një edicion të mirë", u shpreh Lorik Cana, mbrojtës i kombëtares.
Në të njëjtën lidhjë është parashikimi i Erjon Bogdanit. Sulmuesi pret një ndeshje të vështirë, por sipas tij përfaqësuesja shqiptare i ka të gjitha shanset për të fituar.
"Duhet të jemi në dispozicion të trajnerit për ta luajtur sa më mirë, të jemi të mobilizuar për arsye sepse Bjellorusia është një ekip i fortë që nuk ka pësuar asnjë gol dhe nuk diskutohet që për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme që luhet në Tiranë dhe duhet ta fitojmë me rezultat pozitiv", tha Erjon Bogdani sulmues i kombëtares. Shqipëria renditet në vendin e trëtë të grupit D me 5 pikë, tre më pak se Bjellorusia, e cila ndjek kryesuesit e Frances.
Aleks Kalemasi