Messi thirret ne kombetaren argjentinase

Lionel Messi është grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës duke larguar frikën se dëmtimi në ndeshjen e fundit të kampionatit do ta mbante për një kohë të gjatë larg fushës së lojës. Futbollisti është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës në prag të sfidës miqësore kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila do të zhvillohet të New Jersey.
Talenti argjentinas pësoi një përplasje me portierin kundërshtar, gjatë ndeshjes Barcelona-Sevilja në Primera Division, ndërsa lajmet e para që vinin nga Spanja flisnin për një dëmtim në gju që nuk do ta lejonte Messin të luante me përfaqësuesen e tij në miqësoren e programuar për këtë të shtunë.
Futbollisti ka përgënjeshtruar të gjithë zërat për dëmtimin e tij dhe është vënë në urdhrat e trajnerit të kombëtartes argjentinase Batista. Ky i fundit ka lënë jashtë skuadrës, sulmuesin e Manchester City, Carlos Tevez. Futbollisti është dënuar pasi në ndeshjen e fundit që Argjentina luajti kundër Brazilit ai u vonua në grumbullimin e skuadrës.
Miqësorja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Argjentinës shihet si një test force për dy skuadrat që kërkojnë të ruajnë serinë pozitive të ndeshjeve të fundit ku argjentinasit nuk njohin humbje.
Nertan Prifti