E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi

Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa"

Tiranë, 24 mars 2011, NOA – Policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit. Ndeshja mes ekipit tonë kombëtar e atij të Bjellorusisë do të zhvillohet të shtunën, në 26 mars në orën 20.00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Masat e ndërmarra përfshijnë sigurimin e rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.

Policia e Tiranës do të kontrollojë në mënyrë të imtësishme sportdashësit gjatë hyrjes në stadium, ku do të parandalohet futja në stadium nga tifozët e sendeve të ndaluara si mjete e sende të forta, fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.

Gjithashtu policia e kryeqytetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e segmenteve rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Kështu duke filluar nga ora 14.00-23.00 do të bllokohet qarkullimi në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”.

Policia e Tiranës duke kërkuar mirëkuptimin e publikut, i kujton sportdashësve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet të respektojnë me rigorozitet rregullat e vendosura dhe kodit të sjelljes gjatë ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi.

mit/NOA

Lajme të ngjashmeHumb jetën në stadium, infarkt policit në krye të detyrësProtestë para Parlamentit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetareNesër ndeshja Shqipëri-Slloveni, policia: Masat për mbarëvajtjen Ja të gjitha masat e gjykatës, për 116 demonstrues Lidhje: bllokimin, e segmenteve rrugore, eliminatoret, Kampionatit Europian të Futbollit, masat, mbarëvajtjen, ndeshjes, Policia e kryeqytetit, Shqipëri-Bjellorusi, stadiumin kombëtar Qemal Stafa

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›