Liga e Kampioneve fitojne Milan e Barcelona

Milan dhe Barcelona kanë siguruar fitoren e parë në Ligën e Kampioneve, duke konfirmuar si dy skuadrat që do të sigurojnë kualfikimin në Grupin H. Rikthimi në fushë i Zlatan Ibrahimoviç i bën mirë kampionëve të Italisë, pasi fitorja 2-0 kundër Pilzen arshivohet me firmën e suedezeit. Sulmuesi do të shënonte golin e avantazhit nga pika e penalltisë, ndërsa më pas do të nxirrte përpara portës Kasanon, i cili do të vuloste suksesin e Milanit.
Gjithçka e lehtë edhe për Barcelonën, e cila në ndeshjen tjetër të grupit shkatërroi 5-0 Bate Borisov. Një autogol i Volodko dhe më pas dy herë Messi, Pedro dhe David Villa kanë plotësuar “manitën” e skuadrës së Guardiolës. Në grupin E, Chelsea nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Valencias. Megjithëse do të shënonin të parët me Lampard, Blutë e Londrës do të arriheshin nga vendasit vetëm 3 minuta nga fundi i takimit.
Soldado nga pika e penalltisë do të ndalte Chelsean që në renditje ndiqet nga Bajer Leverkusen. Gjermanët kanë mundur 2-0 Genk, me golat e shënuar në fillim nga Bender dhe më pas nga veteran Ballack. Mbrëmje e keqe për gjermanët e tjerë të Borusia Dortmund, që pasi kanë shpërdoruar pafund, janë ndëshkuar 3-0 në tranfertën franceze me Olimpik Marsejë. Ayev do të shënonte dy herë, ndërsa Remi do të vuloste fitoren për vendasit. Fiton me vështirësi Arsenali që ka kaluar me rezultatin 2-1 Olympiakos.
Chamberlein do të shënonte golin e avantazhit për anglezët, që do të dyfishonin gjithcka me Andre Santos. Megjithë përpjekjet për të dalë me pikë nga kjo sfidë, Olimpiakos vetëm sa do të shënonte golin e nderit me Torrijo. Në grupin G, Porto ka pësuar një humbje të rëndë 3-1 në fushën e Zenit Shën Petersburg, me vendasit që do të përmbysnin avantazhin e portugezëve. Vijon të surprizojë Apoel Nikosia, pasi skuadra qipriote ka marrë një pikë në tranfertë pas barazimit 1-1 më Shaktjor Doneck.
Nertan Prifti