E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azili, Nishani paralajmëron masa të ashpra

Sipas tij, rastet e falsifikimit të këtyre dokumenteve kanë qenë të pakta dhe masa të ashpra ndaj të gjithë atyre që falsifikojnë dokumentet me synim përfitimin e statusit të azilantit në vendet e Bashkimit Evropian.

Nishani tha se, institucioni i tij, po  ndjek nga afër problemin që lidhet me kërkesat e disa shtetasve, për marrjen e statusit të azilantit  në vendet e Bashkimit Evropian,  nëpërmjet vërtetimeve se ndihen të kërcënuar nga gjakmarrja.

"Vërtetimet për gjakmarrje, nëpërmjet të cilave shtetas shqiptarë kërkojnë azil,  janë abuzive", tha Nishani, duke theksuar se një grup "Task Forcë", i ngritur nga ministria e Brendshme, po ndjek problemin nga afër. Kreu i Ministrisë së Brendshme, paralajmëroi ngritjen e padive  penale për kryepleqtë apo kryekomunarët, që lëshojnë vërtetime të tilla. Gjithashtu, ai tha se niveli i kërkesave të shtetasve shqiptar për azil në vendet e Bashkimit Evropian ka pësuar ulje. /Start/

                                                                                             2011-12-19 15:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›