Basha prezanton buxhetin 2012 për Njësinë 2

Basha i njohu banorët me projektet që mbështet ky projekt-buxhet, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe prioritetin kryesor, punësimin.
Për të nitur punësimin, por edhe zhvillimin ekonomik të Tiranës zoti Basha bëri të ditur, se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do të propozohen lehtësira fiskale për bizneset dhe kompanitë që hapin vende të reja pune.
“Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, përveç buxhetit do i propozoj Këshillit Bashkiak edhe eleminimin e të gjithë taksave dhe tarifave vendore, për të gjithë bizneset e reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës, nga lista e të papunëve në zyrën e punës në Tiranë, uljen me 30% të taksës së ndikimit në infrastrukturë, për të gjithë sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë të Tiranës dhe që i punësojnë ata rishtasi, siç mund të evidentohet nga lista e të papunëve në zyrën e punës në Bashkinë e Tiranës”, tha kryebashkiaku.
Në projekt –buxhet janë parashikuar 100 ha rikualifikime urbane, ndërtimi i rreth 65.000 m2 rrugë, prej të cilave 33.000 m2 do të jenë rrugë tërësisht të reja. Po ashtu parashikohet rikonstruksioni i rreth 153.000 m2 rrugë ekzistuese dhe 79.000 m2 trotuare. Vetëm në Njësinë Bashkiake numër 2 parashikohet ndërtimi dhe rikonstruksioni i 5 arterive kryesore.
“Në Njësinë Bashkiake nr.2, ne kemi ndjekur një metodologji e cila na ka sjellë sëbashku me përfaqësuesit e kësaj njësie bashkiake, në propozimet për ndërtim dhe rikonstruksion të pesë arterieve kryesore të kësaj njësie bashkiake dhe kjo është rruga “Petro Nini Luarasi”, rruga “Arben Broci”, rruga “Bajram Allaraj”si dhe rikonstruksioni i rrugës 28 Nëntori dhe projekti i rikualifikimit urban për sheshin tek Pazari i Ri dhe sheshin “Avni Rustemi”, tha Basha.
Banorët e Njësisë Bashkiake numër 2 i kanë kërkuar gjatë konsultimit, Kryetarit të Bashkisë të parashikojë në investimet e këtij viti edhe rrugën “Gramoz Pashko”. Basha bëri të ditur se buxheti i akorduar për këtë njësi do të rishikohet, me qëllim konsiderimin e kësaj kërkese të banorëve. /Start/
2011-12-19 16:01