E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, zbulohet një laborator droge, kapen dy shqiptarë

ATHINE - 14 kilogram dhe 875 gram heroinë, kokainë, armë dhe sende të tjera u gjetën dhe sekuestruan nga policia e Atikës në një laborator për përpunimin, përizerjen dhe ripaketimin e drogës në Gizi.

Policia vuri në pranga gjithashtu dy shqiptarë, një burrë dhe një grua, respektivisht 23 dhe 22 vjet, ndërkohë që po punon për të gjetur nëse ka ose jo bashkëpunëtorë të tjerë.

Laboratori u zbulua pas informacioneve se dy të arrestuarit trafikonin drogë.

Përveç rreth 15 kg heroinë, u sekuestruan: 235 gramë kokainë, dhe 29 kg sasi përzjerësish. 

Policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu edhe një kallashnikov me 28 fishekë, një pistoletë TOKAREV me 44 fishekë, një peshore elektronike precize, 540 €, dy telefona celularë dhe mjete të tjera. 

Dy të rinjtë shqiptarë u dërguan në prokurorinë e Athinës.

Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, trafikim të heroinës dhe kokainës, dhe instalimin e laboratorit për përzierje e ripaketim të drogës.
(a.jo/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›