Zihni Haskaj Kur isha ambasador ne Vjene me ishte organizuar atentat

Ish-ambasadori i Shqiperise ne Vjene ne vitin 76 tregon per menyrat e organizimit te rrjetit te sherbimit sekret. Si funksiononte nderlidhja misterioze me Shqiperine ne rast se duhej te njoftohej per nje veprim kunder saj. Si ishte momenti qe ambasadori yne u njoftua ne menyre te rrufeshme nga nje i panjohur ne panair per rrezikun qe i kanosej
HYRJE
Zihni Haskaj eshte nje nga ambasadoret e Shqiperise qe ka ushtruar detyren e vet diplomatike ne Vjene gjate viteve 1976-1980. Ai ska vec nje muaj qe eshte ndare nga jeta nderkohe qe shume pak kohe me pare ka dhene per publikun e gjere deshmine e tij per te vecantat e perfaqesimit diplomatik te Shqiperise kur shteti drejtohej nga klasa komuniste. Keshtu per here te pare nga nje ish-ambasador i asaj kohe mesohen faktet teper interesante per publikun se trupi diplomatik i Shqiperise i akredituar ne shume shtete te botes me se shumti kishte si nje nga detyrat prioritare organizimin dhe drejtimin e Sigurimit te Shtetit ne ate vend.
Gjithsesi per mua si gazetar do te ngelet moment i pabesueshem ai kur mesova se ish ambasadori skishte vec pak qe ishte ndare nga jeta. Ndersa preva numrin e celularit qe ai vete ma kishte dhene per te kontaktuar me qellim qe te kompletonim me tej intervisten e dhene degjoj nga matane zerin e nje personi te panjohur. Ndersa u identifikova se isha gazetari Fatos Veliu i panjohuri me sqaroi se ai ishte i biri dhe se babai kishte vec dy jave qe ishte ndare nga jeta.
Pasi kaluan disa dite nga ajo telefonate me te birin mendova te botoj pjesen e intervistes se dhene nga vete zoti Haskaj kjo per arsyen edhe nje menyre homazhi per emrin e tij por edhe per faktin se arsyeja e deshmive te dhena ishte publikimi i tyre.
Pra ate deshmi po e bejme publike ne realizim te vete qellimit te zotit Haskaj.
Ne pjesen e sotme te asaj interviste te botuar ne standard zoti Haskaj tregon
--- Per menyren e funksionimit te Sigurimit komunist shqiptar ne nje shtet te huaj.
--- Roli qe luante ambasada jone ne kete organizim. Si informonte Tirana per te gjitha arratisjet qe beheshin nga kufiri shteteror i Shqiperise.
--- Si mbaheshin ne mbikeqyrje shqiptaret e arratisur.
--- Cfare u ndodhte atyre nga sherbimet e huaja te vendeve te Perendimit te cilat kishin filluar prej kohesh perpjekjet per rrezimin e komunizmit ne Shqiperi.
--- Si ruheshin diplomatet shqiptare jashte.
--- Rasti kur ambasadori Haskaj u njoftua per te levizur makinen nga vendi i rrezikuar dhe si u largua informatori.
--- Cfare i ndodhi ambasadorit turk pas shperthimit te zarfit te postes nga eksplozivi ne forme pluhuri qe ishte futur brenda tij dhe si kontrolloheshin nga sherbimet sekrete shqiptare zarfet qe i shkonin ambasades sone ne Vjene
---Si dhe shume hollesi te tjera te patreguara deri me tash te pakten nga goja e nje diplomati te ketij rangu te shtetit komunist te cilat do ti lexoni ne intervisten e meposhtme te zotit Haskaj.
Zoti Haskaj per rikujtese te lexuesit per momentet qe ju moret detyren e ambasadorit tone ne Vjene donim te dinim se nga e filluat punen
Une detyren e mora ne vitin 1976 te cilen e ushtrova deri ne vitin 1980.
Puna e nje diplomati atehere fillonte me specifika teper te vecanta nga sa po shohim tani. Te shkoje ambasador ne nje shtet tjeter dhe te perfaqesoje aty vendin tend nuk ishte ndonje luks kushedi perpara pergjegjesise qe kishe. Konkretisht 6 muaj para se te merrja detyren une kam mesuar ne formen e nje studimi per te gjitha te dhenat qe lidheshin me ate vend si i kishte problemet e brendshme dhe te jashtme ckishte prioritare ne politiken e tij ku e mbeshteste ekonomine dhe politiken konfliktet e jashtme dhe te brendshme ne te gjitha fushat me cilin shtet kishte prioritete dhe me cilin kishte divergjenca marredheniet e vecanta me shtetet fqinje si kishte funksionuar ambasada jone deri ne ate moment cfare letrash kishte dorezuar dhe cfare pergjigjesh priste bisedimet e hollesishme qe ishin zhvilluar 5 vjetet e fundithellip etj. Te gjitha keto beheshin teper te detyruara dhe me nje tendosje ambicioze me qellim qe sa te merrje detyren ambasada te siguronte vazhdimesine diplomatike pa as me te voglin regres qe mund te vinte nga mosnjohja e ndonje problemi i cili mund ta kishte zanafillen shume me shpejt sesa shkoje ti. Sepse trupi diplomatik ne nje shtet komunist sic ishte Shqiperia merret ne shtetin ku eshte akredituar me te gjitha problemet qe lidhen me ate shtet dhe jo vetem me ato qe kane te bejne me fushen e marredhenieve apo te nderhyrjeve.
Per sa folet kishit me shume autoritet apo veshtiresi
Autoritet dhe personalitet nuk diskutohet sepse e kishte ate vete shteti qe perfaqesonim. Ndersa per vete autoritetin e padiskutueshem qe na kerkonte detyra kishim detyrime sjelljeje dhe privime aq te forta saqe sot ju mund te cuditeni. Keshtu p. sh. nuk kishim te drejte te leviznim vetem qofte edhe ne ambiente clodhjeje asnjehere. E kishim te ndaluar te perdornim makinen vete. Nuk duhej kurrsesi te beje pritje apo dhe takime te lira qofte me te huaj apo qofte dhe me shqiptare te cilet ishin poshte nivelit tend zyrtar. Takimet ishin vetem protokollare madje dhe ne nje moment dreke apo darke ku mund te ishe ftuar do te ishe vetem me autoritetet perkatese. Nuk duhej te hynim asnjehere ne lokale apo tregje te nivelit te ulet madje as mesatar qofte dhe per probleme personale etj.
Folet per rrjetin e sofistikuar informativ te ndertuar nga Ministria e Puneve te Brendshme dhe konkretisht nga Sigurimi i Shtetit me te cilet kishit te benit edhe juve si ambasade ne pergjithesi dhe ju si ambasador ne vecanti. Ndermjet te tjerash ju u shprehet se benit edhe takime me keta element. Vetem per informacione benit takime
Keto ishin me urgjentet dhe lidheshin me rastet kur ata do te dergonin nje informacion te koduar ne ministri dhe nuk priste koha. Ne si merrnim informacionin benim lidhjet me korrieret tane diplomatike te cilet mund te ishin njerez te ambasades sone apo dhe te ambasadave te tjera te akredituara ne vende te tjera por qe merrnin rekomandim qe te ndaleshin ne ambasaden tone per te marre zarfin sekret. Ju kujtoj ketu se dhe keta ishin njerez te Sigurimit. Ne kete menyre Tirana kishte ne dore shume te dhena jo vetem per qendrimin qe mbante njeri apo tjetri i arratisur ne cdo vend te botes qe te ishte por dinte se cfare masash po merreshin kunder Shqiperise. Nuk ishte e rastit qe shume banda kapeshin shume shpejt apo nga sa mesohej me vone se qe kur fillonte veprimet ne territorin shqiptar nje bande Sigurimi kishte te dhena te plota mbi te se ku do te vepronte dhe nga kush perbehej madje edhe se cfare qellimi kishte.
Ju ndihmonte ju ne punen tuaj kjo gje
Patjeter. Mund tju them se une kam qene nga ambasadoret qe isha me i qeti per sa i perket sigurise se jetes dhe sigurise se veprimtarise.
Kishit rrezik per jeten
Patjeter prandaj po them se isha i qete ne kete drejtim pasi Sigurimi nuk kishte vetem nje detyre. Atje kishte nje rrjet te tere te sofistikuar veprimtaresh ne interes te shtetit tone. Keshtu vec agjenteve te Sigurimit ishin ata te zbulimit te cilet kontrollonin te paret apo vertetonin sherbimin e dyfishte pastaj vinin agjentet e kunderzbulimit dhe se fundi vinin informatoret. Mund tju them se ne sherbim te shtetit te atehershem ishin vene dhe shume shtetas te huaj te cilet kishin arsye apo motive qe te sherbenin. Per sa theksova per punen e sigurise une po ju them se nuk kishte as tri jave kur une shkova me detyren qe flasim ne Vjene kur ambasadori i Turqise u vra ne nje atentat me eksploziv te vendosur nga agjente speciale te kushedi se te cilit sherbim.
Si u be atentati
Ambasadorit i shkoi nje zarf sekret te cilin nuk kishte te drejte ta hapte askush pasi ishin disa sekrete te vecanta qe shikohen nga vete ambasadori. Mirepo ne rastin konkret nuk kishte punuar mire zbulimi i tij i brendshem dhe keshtu ambasadori hapi zarfin qe permbante ne faqet e letres se futur brenda lende shperthyese ne forme pluhuri. Sa u hap zarfi ambasadori u copetua ne menyre te menjehershme. Mirepo te ne kjo gje ishte zgjidhur ne shume menyra. Letrat qe vinin te une kalonin ne disa specialiste jo vetem brenda ambasades por edhe jashte saj para se te mberrinte te ne. Kishte specialiste jo vetem te vendosur ne pika kyce te kontrollit por edhe te rekrutuar nga punonjesit ekzistues te postes sekrete. Keshtu kontrollohej mire e mire me dore me sy dhe me aparatura. Kjo bente qe une si diplomat i nje shteti pavaresisht se ishte komunist por qe dua te them i nje shteti me sherbim te fshehte te sofistikuar te isha me se i sigurt ne punen time.
E thoni per nostalgji te kohes komuniste
Nuk e kam te nostalgjia por me gjithe te metat qe mund te kemi si popull te mesohemi te pakten te flasim te verteten. Une te them se ne njefare menyre Sigurimi yne permendej dhe jashte gjate kohes qe une sherbeja. Ja do tju tregoj nje shembull tjeter per ta besuar disi me mire per sa te fola. Nje here kemi qene me sa mbaj mend ne panairin tradicional qe benin austriaket i cili quhej Panairi i pranveres. Une isha ne pritjen qe kishte pergatitur presidenti austriak per autoritetet e larta te vendit te tij dhe per trupin diplomatik te akredituar aty. Ne kohen qe po dilnim jashte per ne holl ku sipas protokollit ishin autoritetet e nje rangu me te vogel me afrohet nje djale i beshem dhe zeshkan qe nuk duhej te ishte me shume se 25 ndash 26 vjec. Ai mu drejtua me te shpejte dhe pa me te voglen vonese madje edhe pa me pershendetur e me tha Hiqeni menjehere makinen nga vendi ku e keni tani Pas kesaj ai u largua menjehere pa na dhene asnje mundesi per pyetje te metejshme. Nuk vihej ne dyshim se ishte njeri nga informatoret qe Sigurimi yne kishte ne sherbim.
I huaj ishte
Nuk mund te te flas me kompetence pasi nuk kuptova gje. Di qe gjermanishten e fliste shkelqyeshem.
Po ju a kishit dijeni per rreziqet qe mund te kishin agjentet tane aty
Jo ne cdo rast. Une kisha mundesine te lidhesha me Ministrine e Brendshme nepermjet Drejtorise se katert te Ministrise se Jashtme per te cilen te tregova pak me pare. Kjo behej ne rastin kur duhej perpunuar informacioni qe mund te kisha marre une me kanalet e mia pasi ekzistonte mundesia te ishte dhe i rreme qe mund te behej per efekt dekonspirimi. Mirepo ishte e pafalshme te bije ne gracke te ndonje sherbimi aq me shume kur ato ishin te Perendimit qe kushedi se sa banda hidhnin ne Shqiperi. Ne nje rast p. sh. mua me kishte ardhur sinjal se Mysafiri kishte rene ne sy te sherbimeve sekrete si vendase ashtu dhe atyre jugosllave. Rrezikohej jeta e tij ne cdo cast. Keto te dhena me erdhen nga dy burime. Kerkova Mysafirin vete nepermjet nje agjenti tjeter. U mesua prej tij qe kishte vetem dyshime se mund te ishte kuptuar qe kryente veprimtari te dyfishte ne interes te Shqiperise. Sigurisht qe ne nuk i treguam se ishte ne rrezik perderisa nuk kishim vertetuar informacionin pasi ne nje veprim te tille mund te behej dhe efekti i kundert. Pas raportimit ne Tirane me leter teper sekrete te nisur ne menyren me urgjente me korrier diplomatik u vertetua se cdo gje ishte me se e sakte. Pas kesaj u njoftua Mysafiri nga burimet perkatese te Ministrise se Brendshme per te bere menjehere largimin nga Vjena.
Nuk kishit te drejte ju si ambasade qe te lajmeronit
Mund te thuhet me mire une si ambasador se ambasada nuk perfshihej ne keto operacione kaq sekrete. Megjithese shume punonjes te saj ishin njerez te Sigurimit per te cilet edhe une nuk isha i garantuar se cilet mund te ishin. Per sa i perket pyetjes suaj sherbimi operativ i Sigurimit te Shtetit kishte menyrat e veta per te funksionuar ky apo ai mekanizem i tij. Ne rastin e Mysafirit une do ti kisha dhene sinjalin e duhur per tu larguar urgjentisht vetem ne qofte se do te kisha marre nga Ministria e Brendshme nje urdher te tille madje do te perdorja dhe kodet e bisedes qe do te me rekomandoheshin. Ne edhe kur merrnim urdhra te tilla per nje agjent dergonim njerez te posacem te ai por edhe ata nuk e dinin se te kush po shkonin. Per rastet si ai i Mysafirit une pavaresisht se nuk isha i autorizuar te urdheroja kthimin e tij ne Shqiperi serish kisha detyrimet e mia ligjore qe te merresha me pergatitjen e dokumentacionit te riatdhesimit dhe te sigurimit te udhetimit te tij deri ne Tirane. Keto ishin detyra qe kerkonin nerva dhe gjakftohtesi te paimagjinueshme.