Deniau: Plani Ahtisari, autonomi për serbët
Ambasadori i Francës në Beograd François-Xavier Deniau, është shprehur për mediat serbe shumë optimist për nisjen e dialogut për integrimin e Serbisë në BE, sipas tij koha se kur do të nisin bisedimet mes Serbisë dhe BE-së varet nga marrëdhënia që Beogradi do të krijojë me Prishtinnën.
Presim që Prishtina të angazhohet për zbatimin e Planit Ahtisari, i cili parashikon autonomi të gjerë për veriun e Kosovës, shton Deniau.
Në lidhje me barrikadat serbe në veri ambasadori francez tha se ato nuk e lehtësojnë jetën e përditshme të njerëzve.