E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Vendimi i ekspertëve, turpi i këtij vendi

Pas rrëzimit të video-përgjimit Meta – Prifti nga ekspertët shqiptarë ka reaguar edhe deputeti Dritan Prifti duke thënë se ekspertët diskretituan drejtësinë shqiptare. Prifti tha se rezultati i tre espertëve shqiptarë nuk mund të ishte ndryshe dhe se ky vendim është frut i paftësisë së tyre dhe përfshirjes së tyre në akte korruptive.
 

“Nuk prisja asnjë rezultat tjetër. Jo më kot të shtunën në mëngjes përpara se të merrej vendimi, ekspertët janë takuar me avokatin e Metës. Nuk mund të pritej një vlerësim i drejtë kur ata nuk kishin asnjë specializim, pa eksperiencë , pa pajisje. Ekspertët me këtë raport gënjejnë hapur gjykatën” –tha Dritan Prifti.

Më tej ai theksoi se nuk ka asnjë ndërhyrje në video dhe se origjinaliteti i videos është vërtetuar nga ekspertët amerikan dhe britanik.

“Është fakt i padiskutueshëm, Shba dhe Anglia e dinë të vërtetën, ekspertët e huaj kanë vertuar origjanilitetin e videos, këta po dëmtojnë drejtësinë nga paftësia apo korrupsioni.Nuk ka asnjë ndërhyrje në video,pjesët më të rëndësishme ku duket korupsioni i Metës janë të qarta”-tha Prifi.

Në fund deputeti Dritan Prifti kërkoi nga Gjykata e Lartë të ribëhet një ekspertizë e re me ekspertë të huaj, pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tij ajo mund ti kthejë popullit besimin tek drejtësia.
Më herët tre ekspertët shqiptarë rrëzuan të vetmen provë që mbante në këmbë të gjithë gjyqin dhe të gjithë historinë e video-përgjimit Meta-Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›