Durrës, policia kufitare ndalon një shtetas turk
Policia Kufijtare ka ndaluar shtetasi turk Gungor Çiftçi pasi ai ka tentuar të arratiset nga Durrësi me leje qendrim për në Gjermani, të falsifikuar. Turku është bllokuar nga autoritetet e policisë kufitare pasi është paraqitur me dokumenta të dyshimta. Pasi është bërë verifikimi i dokumentave atij i është komunikuar masa e arrestit pasi ka rezultuar se leja qëndrimit ishte e falsifikuar.
Rreth këtij ndalimi policia ka njoftuar se më datë 30 tetor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gungor Çiftçi, 36 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi tre ditë më parë është kapur në flagrancë nga Policia Kufitare e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës duke tentuar të kalojë kufirin për në Itali, me një leje qëndrimi gjermane e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Mark Brunga