E Diel, 1 Nëntor 2026

Zija ela promovon librin Apokalipsi sipas Shen-Tiranes

 “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”, rikthen pas 50 vitesh në Shkodër shkrimtarin Zija Çela, i larguar nga qyteti i tij i lindjes që në moshën 18 vjeç.

Universiteti i Shkodrës dhe Bashkia Shkodër me rastin e 65-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zija Çela organizuan promovimin e romanit më të ri me titull “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”.

Pedagogë të departamentit te letërsisë në Universitetin e Shkodrës folën për veprën e shkrimtarit si dhe vlerësuan rrugëtimin e tij letrar si një shkrimtar që i kalon kufijtë e Shqipërisë.

Vetë shkrimtari Zija Çela në fjalën e tij përshëndetëse do shprehet se e kane rikthyer pas 50 vitesh në Shkodër.

“Apokalipsi sipas Shën Tiranës” është zëri i shpirtit kërkues të autorit, por njëkohësisht një akuzë dhe pendesë e tërë asaj që ka ndodhur e ndodh me shoqërinë dhe qenien njerëzore.

E pranishme në promovimin e romanit të shkrimtarit Zija Çela ishte edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, deputetja Arenca Trashani, drejtuesit e pushtetit vendor si Kryebashkiaku Lorenc Luka, Kryetari i Këshillit të Qarkut Maxhid Cungu, nënkryetari i bashkisë Ahmet Omi, si dhe rektori i universitetit të Shkodrës Artan Haxhi.

“Apokalipsi” i Zija Çelës është një dëshmi e kthimit të letërsisë në frymëzimin burimor, zanafillor, hyjnor dhe, në kuptimin e simbolit, përbën një historik të të gjithë ekzistencës njerëzore.

Me këtë vlerësim që i bëhet shkrimtarit nga Shkodra Zija Çela, është një nxitje për një mbështetje më të gjerë për gjithë autorët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›