Kampionati boteror i Peshengritjes kater peshengrites shqiptare ne konkurrim
Shtanga shqiptare do të tentojë suksesin sot në Paris. Pas vendit të shtatë në botë arritur nga Shqiponja Brahja, në pedanën e kampionatit botëror do të dalin 4 peshëngritës kuqezinj. Bëhet fjalë për Briken Caljen e Daniel Godellin për meshkuj, që do të garojnë në peshën deri 69 kg, si dhe për Fetije Kasajn e Romela Begajn për femra që do të garojnë në peshën deri 58 kg.
Meshkujt do ta nisin garën më shpejt. Calja e Godelli janë në baterinë B të peshës së tyre, bateri që nis konkurrimin në orën 13:30. Të dy peshëngritësit do të synojnë të fitojnë baterinë e tyre dhe të zenë një vend sa më të mirë në renditjen e përgjithshme, ndoshta duke synuar edhe medalje.
Fetije Kasaj nis garimin në orën 14:00, pasi në atë orë fillon konkurrimi në baterinë C të peshës deri 58 kg. Në orën 16:30 fillon konkurrimi në baterinë B të kësaj peshe ku bën pjesë Romela Begaj. Ashtu si edhe meshkujt, femrat do të synojnë një vend sa më të mirë individual dhe të fitojnë pikë për skuadrën gjë që do të ndihmonte në kualifikimin e sa më shumë sportistëve për në lojrat olimpike të vitit të ardhshëm në Londër.
Shqipëria ka gjithsej në kampionatin botëror 10 peshëngritës dhe teorikisht shpresat kryesore për medalje i ka tek Erkand Qerimaj, Hysen Pulaku dhe Ilir Suli.