E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Peqin vdes motorciklisti

Një 55 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një përplasje të një motori me një autoveturë të regjistruar në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë në vendin e quajtur Karinë të rrethit të Peqinit gjate paradites.

Një mjet tip BENZ me targa të huaja CD752ËJ me drejtues Klodian Hasën 32 vjeç me banim në Karinë të Peqinit, ka përplasur motorin pa targa drejtuar nga shtetasi Gëzim Brolli 55 vjeç me banim në fshatit Karinë të rrethit të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motorit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë rrugore si dhe ekspertë të aksidenteve. Aktualisht mësohet se drejtuesi I motorit ka parakaluar por ende nuk është përcaktuar nëse është ai që ka sjellë aksidentin me pasoja fatale. Pritet që shkaqet të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ndaj shtetasit Klodian Hasa, u mor masa e arrestit në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Ky aks rrugor është mjaft I rrezikshëm përsa I përket numrit të madh të aksidenteve që regjistrohen aty.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›