Zgjedhjet: “Të lira e të ndershme” ?
Nuk ka rast të mos e dëgjojmë këtë premtim: “Ju garantoj, ju siguroj, zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme”...E megjithatë të gjitha ish zgjedhjet “demokratike”, një dreq e di përse në përfundim kanë dalë as të lira e as të ndershme, as të drejta e as plotësisht legjitime, por pak “më të mira se të mëparshmet”...Edhe 23 qershori, me sa duket, ka përndezur qysh tash të njëjtin tension dhe dyshim të ndërsjellë mes palëve. Gjasat janë që humbësi përsëri të mos e pranojë rezultatin dhe fituesi sërish të mos quhet legjitim. Arsyeja është e thjeshtë: Edhe pse janë formësuar dy koalicione të mëdha, fushata është e përqendruar, rrjedhimisht e privatizuar/personalizuar nga krerë të destinuar e të vetëdënuar të mos largohen nga fusha e betejës me plagë, por vetëm fitore. Dhe fitore nuk do të thotë garë për një të ardhme më të mirë të shoqërisë, por asgjësim përfundimtar i kundërshtarit. Të vjen ndërmend klithma: Hej, dru me pre!
Sikur të kryhet një sondazh i saktë (por jo si ai i Gani Bobit!), zor se gjen një qytetar që të mos dyshojë se Berisha, si përherë, do të rrijë pa i futur duart në zgjedhje...E thënë më troç: Berisha dhe “aparati” i tij i ristanizuar nga maja e piramidës deri në fundellat e shoqërisë do të bëjnë të pamundurën ta tjetërsojnë (troç: ta vjedhin) rezultatin. E po ta cysësh e të pyesësh bashkëbiseduesin, të majtë a të djathtë, të varur a të pavarur, “me ne” a “kundër nesh”: Si do ta bëjë këtë prapësi?, përgjigja do të jetë standarde, paralizonjëse, dalëzotëse: Ah, këtë e di vetëm ai! Ai, pra!
Duke e marrë të mirëqenë sa më sipër, që Berisha e ka një plan të fshehtë në xhep,- kjo pandehmë ndjellakeqe, kjo psikozë pasigurie, e përhapur enkas, si një pandemi, ende pa nisur fushata, është avantazhi më qenësor i makinës së luftës elektorale të Berishës. Nuk mund të mohohet që hija e Berishës, sa më shumë kalon koha, teksa zapton disa herë në ditë ekranet, bëhet më e frikshme, më e paparashikueshme, më tinëzare, më yxhymtare, sipas parimit stalinist: sulmi është gjysma e fitores...As nuk lodhet e as nuk mënon të jetë, edhe në ditët e tij më të këqija, në hyxhym, në hyrjabyrja, në ofensivë, duke harruar që ka qenë tetë vjet në pushtet, të mjaftueshme këto për të realizuar premtimet që po na “garanton” se do t’i bëjë...Ngjiret nëpër mitingje, por nuk nginjet kurrë me veten, me fjalimet, me mbipushtetin, me monopolin e së vërtetës. Është i vetmi që ka mundur të mbjellë gjithandej (tash edhe te ndërkombëtarët) dyshimin dhe bindjen se di të bëjë gjithçka për të mos humbur, për të mos ikur, duke mbetur, në gjithë ish Lindjen, i vetmi “karizmatik” i pathyeshëm, i pakonkurrueshëm, i pazëvendësueshëm, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve dhe niveli i alergjisë popullore. Ai di të blejë mercenarë te kundërshtari me çmim të lirë dhe nuk i shet e nuk i lë kurrë rrugëve, cilindo që i shërben. Nuk i harroi as Gazideden dhe as Agim Shehun....Di të mbjellë frikë e pasiguri me sukses gjithandej, -këtë është puna e vetme e tij!- madje edhe te më besnikët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, duke krijuar bindjen se “i merr vesh të gjitha”...E thënë me një gjuhë më vulgare, ai, me demek, është i vetmi që “ua ka futur të gjithëve”, duke dalë në breg, pa lagur, edhe kur para derës së qeverisë së tij ekzekutohen njerëz...Kjo, për disa, quhet zotësi, aftësi, gjenialitet, eksperiencë, politikë mendjehollë! Duke krijuar përshtypjen se nuk ka frikë as votat, as nga opinioni publik, as nga e vërteta, as nga opozita, as ndërkombëtarët, madje as nga historia, Berisha kujton dhe beson se edhe atë (historinë) mund ta nënshtrojë dhe detyrojë të mos i përmendë bëmat e tij. Por për këtë i duhet me çdo çmim të jetë sërish në pushtet. Përndryshe, mjaft të kthejë kokën pas, te ish rivalët e tij, të cilëve “ua ka futur” njëri pas tjetrit, për të kuptuar fatin e nesërm të tij. Ky mallkim e përndjek, e persekuton, e njëkohësisht i jep energji të pashtershme, duke e detyruar të deformojë zgjedhjet.
Por zullumet e Berishës janë të tilla sa që nuk e lejojnë nesër të shkojë e të jetojë i qetë në një nga kryeqytetet e botës, si Zogu e të tjerë...Absurdi është se këtu ai është “i dënuar” të mos pranojë të bëhet i zakonshëm, i pabegenisur, i rrezikuar i kërcënuar prej përbuzjes, mospërfilljes, drejtësisë dhe hakmarrjes...Ai e di që as edhe një udhëheqës në këto 100 vjet shtet nuk i ka shpëtuar këtij ndëshkimi, ndaj ky është halli i tij i madh, të cilin, duam nuk duam, jemi të detyruar ta paguajmë shtrenjtë ne, të gjithë, pa përjashtim. E pra, në këtë atmosferë kushtëzonjëse, a mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme? Kjo është “gracka ku mbreti është kapur si laraska!”
***
Ka gjasë që edhe kjo theqafje e pritshme zgjedhore, edhe kjo fuqi “e mbinatyrshme” e Berishës për të shpëlarë trutë e ndjekësve dhe për të manipuluar zgjedhjet që në fillesë, paralajmërohet dhe mbillet qëllimisht që të kultivohet demoralizimi i zgjedhësit dhe sidomos i opozitës: Ju bëni ç’të doni, votoni si të doni, unë zgjedhjet i kam në xhep, ende pa u bërë! Ajo që ndodhi me KQZ-në, duke mospërfillur ndërkombëtarët, konkretisht as ambasadorin amerikan, që kërkoi riformatim të KQZ-së, a nuk “çon ujë në mullirin e tij?”...Edhe z. Fyle, nga Brukseli, e paralajmëroi këtë rrezik, por Berisha shkoi edhe më larg: zëvendësoi edhe 89 komisionerët e KZAZ-ve me të vetët. Ky “guxim” buron prej ankthit se mos i del jashtë kontrollit rezultati i nesërm, që do të thotë se është frika e humbjes, e cila e komandon dhe e shtyn “Makbethin” në qorrsokakun e veprimeve të tilla ekstreme, paçka se nga “analistët” e tij kjo marrëzi përcillet si “burrëri”, si burrështetësi.
Sa më shumë rritet mundësia e humbjes së tij, aq më tepër shpura e tij e propagandës do të amplifikojë këtë psikozë ndjellakeqe: si me KQZ të cunguar, si fare pa KQZ, si me vëzhgues ndërkombëtarë, si pa ta, Berisha nuk do të ndalet e nuk do të pranojë të largohet nga pushteti, edhe sikur të ketë trazira e të bëhet qameti...Vetëm kjo “taktikë” destruktiviteti, -duke ringjallur me hir e pahir fantazmën e një ‘97-te tjetër,-mund të demotivojë, trembë e shkurajojë kundërshtarët, duke i çuar te përfundimi: “Fundja, le ta marrë prapë Sala, se, amani, o vëllezër, veç të mos na vijë ‘97-ta!”. Kësisoj do të shtohet artificialisht numri i atyre që nuk do të shkojnë në votime, ndërsa, në të kundërt, do të drogohen hakersat dhe ndjekësit, të cilët, po aq sa Berisha kanë hall dhe frikë ikjen nga pushteti e nga të mirat e tij...Këta, edhe pa urdhër janë të gatshëm të bëjnë, poshtë, në bazë, sidomos në zonat rurale, atë që dinë ta bëjnë për bukuri: terror psikologjik nëpërmjet bombardimit të opinionit publik me shpifje dhe, më pas, tjetërsim të votës. Kush mund t’i ndalojë këta mercenarë të bëjnë atë që dinë të bëjnë për bukuri mbi “zgjedhjet e lira e të ndershme”?
***
Por përpjekjet për të bërë “zgjedhje të lira e të ndershme”, sipas stilit dhe përvojës së Berishës, nuk mjaftohen vetëm me kaq. Një mik më tregoi si po organizohet manipulimi “me duar të pastra”, pa qenë e nevojshme të futen duart e komisionerëve dhe policëve nëpër kuti. “Çdo i punësuar në administratë, sidomos pas largimit të 20%-ve të LSI-së nga puna, duhet të sjellë te shefi i zyrës një listë me jo më pak se 50 emra, të cilët premtojnë se do të votojnë për PD-në. Në atë listë duhet do të jetë shënuar emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit dhe i kartës së identitetit. Lista nuk mund të jetë fiktive, e gënjeshtërt, pasi të gjithë emrat do të verifikohen nëpërmjet telefonit dhe ‘njerëzve tanë nëpër lagje’. Vetëm kështu mund të mbahet vendi i punës...Ja përse erdhi në mes të natës e m’u lut nipi që të shtonte edhe emrin tim, të gruas e të vajzave...-Përndryshe, do të më heqin nga puna, dajë, e kupton në ç’hall jam?-... Ç’ të bëja?...U detyrova të bie dakord...”
Me naivitet e kundërshtova dhe i thashë se kjo nuk funksionin, pasi, ashtu si ata që marrin një thes me miell, 100 euro për një votë, që mbushin sallat e mini-partive për një pesë mijë lekësh, mund t’i marrin këto shpërblime dhe votën ta hedhin, “për inat të sime vjehrre”, në tjetër vend...-Kështu besoja edhe unë, por nipi ma hoqi edhe këtë “merak”, se më tha: -Këta, or dajë, kanë hapur fjalë, si në zgjedhjet e kaluara, se mund të ta lexojnë votën me anë të fotografimit me celular...Shumica e njerëzve do ta besojnë këtë dhe do të thonë: ç’ne me lazëm? Sikur gjysma e atyre që kanë dhënë fjalën të dorëzohet , davaja është e fituar, apo jo?
E pra, beso po deshe, pas kësaj, se zgjedhjet do të bëhen edhe të ndershme, edhe të drejta...E megjithatë, përpjekjet diabolike, e kësaj here kanë për të qenë kotanake: Berisha ka për të humbur...Drama është se ai nuk e di që ka ikje me nder, por ka edhe me turp. Se ka humbje si fitore, ashtu si ka fitore më të keqe se një humbje. Për fatkeqësinë tonë, Berisha përherë ka zgjedhur këtë të dytën.
Shënim pasprak: Një lexues më bënte këtë vërejtje për shkrimin e pararendës:-Përse nuk e thua emrin e deputetit të PD-së që të ka thënë këtë e atë?...Të njëjtën gjë ka të drejtë të ma kërkojë edhe për mikun “anonim” të këtij shkrimi. Po si thoni ju, a kam të drejtë unë të dënoj me papunësi këta njerëz? E pra, ky mësim-pësim, a nuk është një “program plus”, pa pagesë, për klimën para zgjedhore dhe për merakun: A do të jenë zgjedhjet të lira e të ndershme?
(er.nu/GSH/BalkanWeb)