Politika feston e ndarë 99-vjetorin e pavarësisë
TIRANË- Politika shqiptare pritet ta festojë e ndarë edhe Festën e Pavarësisë. Axhenda e Presidentit, Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit si dhe e kryetarit të PS-së është e ndryshme për ditën e sotme.
Vetëm në mbrëmje, rreth orës 19:00 pritet ndoshta që të gjithë të bashkohen, në pritjen zyrtare që do të organizojë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ashtu si çdo vit. Kryeministri Berisha, sipas programit, të hartuar që një ditë më parë, nga protokolli i Kryeministrisë do ta nisë ditën e sotme me vendosjen e kurorave në varrezat e dëshmorëve, në Memorialin “Nënë Shqipëri”. Së bashku me të do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit si dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Ndërkohë që në të njëjtën orë, Presidenti Bamir Topi do të jetë në Sheshin e Flamurit, në qytetin e Vlorës, pikërisht aty, ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, për të shpallur në 1912, pavarësinë e Shqipërisë.
Nga ana tjetër, kreu i opozitës do të festojë sot, me shqiptarët e Kosovës, pas takimeve të shumta që ka zhvilluar atje për dy ditë me radhë. Opozita do të nderojë nesër dëshmorët e Kombit, me ceremoni të thjeshtë, në Varrezat e Dëshmorëve, ashtu siç ka bërë përherë.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)