E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Uilliams merr pjesë në një mision kërkim-shpëtimi

LONDER-Piloti i helikopterëve i Forcave Britanike Ajërore, princi Ëilliam iu bashkua një misioni kërkim-shpëtimi për ekuipazhin e një anije ruse mallrash që u mbyt në një stuhi të ashpër në detin irlandez.
Dje dy anëtarë të ekuipazhit u panë të kapur pas një varke shpëtimi hërët në mëngjes, dhe u ngritën nga një helikopter i cili drejtohej nga princi Ëilliam dhe një pilot tjetër. Pesë anëtarët e tjerë të ekuipazhit nuk janë gjetur ende kurse një tjetër është konfirmuar se ka vdekur.
Zyrtarët e rojes bregdetare thanë se anija 81-metra e gjatë lëshoi një sinjal rreziku pasi ishte goditur nga një valë e madhe në brigjet e veriore të Uellsit.
Autoritetet thanë se anija ishte duke transportuar mijëra tonelata me gurë gëlqeror nga Uellsi në ishullin Wight.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›