E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Koder-Vile flaket shuhen ne kohe rekord

Flaket e nje zjarri te papritur perfshine nje pjese te pemeve ne Koder-Vile pjese veriore e qytetit te Durresit. Ato u pikasen ne oret e pasdites se djeshme duke vene alarmin ne repartin zjarrfikes. Reagimi i shpejte i tyre beri te mundur lokalizimin dhe shuarjen e tyre ne kohe. Ende nuk jane saktesuar shkaqet e zjarrit i cili nuk preku pjesen ku ka ndertime apo vete vilen mbi koder ndertuar qe ne kohen e mbretit Zog. Dyshohet se temperaturat e larta dhe era te kene favorizuar zjarrin per venien e te cilit po punohet nga grupi hetimor i zjarrfikesve dhe policise. Nje pjese e mire e kodres eshte shpyllezuar nga ndertimet e kryera vitet e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›