Vendimi i GJND-se Berisha-Thaci OKB te mbeshtese Kosoven

Pavaresia ne OKB Tirana e Prishtina koordinojne diplomacine
Kosova dhe Shqiperia bashkerendojne veprimet qe do te ndermerren per njohjet e metejshme te Kosoves. Dy kryeministrat i Kosoves dhe i Shqiperise u takuan dje ne Tirane pikerisht para nisjes per ne sesionin vjetor te OKB-se per te bashkerenduar perpjekjet e shtimit te njohjeve per pavaresine e shtetit me te ri te Ballkanit. Pas nje takimi qe zgjati 30 minuta shefi i qeverise Sali Berisha dhe homologu i Kosoves Hashim Thaci u shprehen njezeri se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise eshte tashme baza formale ligjore per cdo vend qe te njohe pavaresine.
Vendimi i GJND-se ceshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves e ka shnderruar ne ceshtje te njohjes respektimit dhe zbatimit te ligjit nderkombetar. Pra eshte nje ceshtje shume here me e madhe sesa mes Shqiperise dhe Kosoves ceshtje e cila jam i bindur do te gjeje gjithnje e me shume mirekuptim me te madh - deklaroi Kryeministri Sali Berisha. Kurse Kryeministri kosovar Hashim Thaci u shpreh Ne asamblene e pergjithshme te OKB-se kemi besim te plote qe per Kosoven do te kete suksese te reja. Nje angazhim nderkombetar per sukseset e reja te Republikes se Kosoves por ne te njejten kohe dhe njohjet per Kosoven do te vazhdojne. Dy kryeministrat komentuan edhe perfshirjen e Spanjes ne negocimin e rezolutes serbe per pavaresine. Perpjekja spanjolle per te ndihmuar Beogradin pershtatet me realitetin e ri - tha Berisha. Kurse Thaci tha Zgjidhja me e mire do te ishte sikur Serbia ta terhiqte kete rezolute. Sa i perket nje terheqjeje te pozicionit te Serbise per rezoluten ne OKB Berisha tha se te gjitha perpjekjet qe tenton te beje Beogradi per tu pershtatur me realitetin e ri jane te mirepritura. Edhe perpjekja e qeverise spanjolle per te ndihmuar qe Beogradi te pershtatet me realitetin e ri ka vetem vleresim. Te gjitha format e dialogut bashkepunimit pervecse statusi i pavaresise dhe integriteti territorial jane te diskutueshme - pohoi ai. Shefi i qeverise ne konferencen per shtyp me homologun e tij kosovar Hashim Thaci deklaroi se po zhvillohen bisedime ne nivel ekspertesh per hidrocentralin e Zhurit dhe se zgjidhja me e mire do te jete ajo ne interesin kombetar. Te njejtin qendrim mbajti edhe Kryeministri Thaci. Ndersa Kryeministri i Kosoves Thaci tha se ne takim u diskutua per zhvillimet ne rajon per bashkepunimin mes dy vendeve per perspektiven euroatlantike te Shqiperise e Kosoves por edhe per asamblene e OKB-se. Thaci vuri ne dukje se angazhimet per bashkepunimin rajonal do te sjellin fryme te re dhe angazhime shtese per Kosoven e rajonin. Falenderoj autoritetet shqiptare per angazhimet per shtimin e njohjes se Kosoves. Per Kosoven do kete suksese te reja - deklaroi z. Hashim Thaci.
Topi mesazh OBK-se Perkrahni Kosoven
Presidenti shqiptar Bamir Topi ne prag te punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se u ka derguar nje mesazh te gjithe kryetareve te shteteve anetare te OKB-se. Ne mesazh eshte nenvizuar rendesia e perkrahjes se pavaresise se Kosoves dhe domosdoshmeria e njohjes se saj nga vende te tjera si vendimi i duhur pas mendimit keshillimor qartesisht te nenvizuar te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise me 22 korrik 2010 mbi pavaresine e Kosoves qe e cilesoi Deklaraten e Pavaresise se Kosoves si te ligjshme e ne mbeshtetje te se drejtes nderkombetare. Nder te tjera ne mesazh eshte nenvizuar rendesia e mosperkrahjes se rezolutes se njeanshme qe Serbia do te paraqese ne punimet e ketij Sesioni si nje percapje qe cenon mandatin e GJND-se dhe autoritetin e OKB-se si dhe ndikon negativisht mbi paqen e stabilitetin ne Ballkanin Perendimor dhe ne te ardhmen evropiane te vete Serbise.
Pulaj Berisha kontribut te jashtezakonshem per Kosoven
Ambasadori i Kosoves ne Tirane Gazmend Pulaj vlereson kontributin e jashtezakonshem personal te Kryeministrit Sali Berisha dhe te qeverise shqiptare per njohjen e shtetit te pavarur te Kosoves. Ambasadori Pulaj u shpreh se largohet me pershtypjet me te shkelqyera nga Shqiperia dhe se edhe ne te ardhmen do te vazhdoje kontributin ne sherbim te Kosoves dhe forcimit te lidhjeve vellazerore e bashkepunimit midis dy vendeve. Kryeministri Berisha priti dje ambasadorin e Republikes se Kosoves ne Tirane z. Gazmend Pulajme rastin e largimit nga detyra e ambasadorit ne Shqiperi. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin Pulaj per bashkepunimin e shkelqyer gjate kesaj periudhe dhe vleresoi kontributin e padiskutueshem te ambasadorit ne konsolidimin e metejshem te marredhenieve vellazerore dhe te bashkepunimit te shkelqyer midis dy vendeve ne vecanti per sa i perket zhvillimit te kuadrit ligjor te gjithanshem qe rregullon marredheniet dhe bashkepunimin midis dy vendeve. Nga ana e tij ambasadori Pulaj i shprehu mirenjohjen e thelle Kryeministrit Berisha per bashkepunimin e shkelqyer dhe per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe Kryeministri dhe qeveria shqiptare i kane dhene atij dhe ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane per realizimin e misionit te tyre.
Hondurasi njeh pavaresine e Kosoves
Republika e Hondurasit njohu dje zyrtarisht Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran. Ky vendim njohes i eshte kumtuar ministrit te Puneve te Jashtme te Kosoves Skender Hysenit.Keshtu njoftoi dje zyra per informim e kesaj ministrie permes nje komunikate te leshuar per media. Aty thuhet se ministri Hyseni dhe ministri Canahuati gjate nje bisede te gjate dhe te perzemert telefonike u pajtuan gjithashtu qe menjehere te fillojne procedurat per vendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve. Duke e falenderuar ne emer te popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves ministri Hyseni theksoi perkushtimin e Republikes se Kosoves per te ndertuar bashkepunim dhe marredhenie te ngushta me kete vend. Nderkaq ministri Canahuati theksoi se Hondurasi eshte i vendosur qe ta perkrahe Republiken e Kosoves ne te gjitha rrafshet dhe institucionet nderkombetare si nje vend mik me te cilin ka vendosur te ndertoje marredhenie te forta dhe te qendrueshme miqesore dhe diplomatike. Kjo njohje nga Hondurasi vjen gati dy muaj pas shpalljes se mendimit keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise qe legjitimon shpalljen e pavaresise.