Del nga rruga me motor vdes 40-vjecari

Mbremjen e djeshme rreth ores 1930 nje aksident me motor i ka marre jeten nje 40-vjecari. Mesohet se shtetasi Hamdi Jaho ka qene i shoqeruar nga nena e tij ne momentin e aksidentit. Shkak per aksidentin dyshohet te jete bere humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit. Per pasoje mjeti ka dale nga rruga duke sjelle edhe pasojat fatale. Ngjarja e rende ndodhi ne fshatin Tapize te Tiranes ndersa mesohet se gruaja e moshuar menjehere pas aksidentit eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ku ndodhet ne gjendje te rende ndersa 40-vjecari Jaho gjeti vdekjen e menjehershme pas aksidentit. Policia e Tiranes ka mberritur ne vendngjarje duke nisur hetimet per te zbardhur shkaqet e aksidentit.