E Diel, 1 Nëntor 2026

Aviacioni Civil pezullon fluturimet e Italia Airlines

Standard paralajmeroi qe ne muajin shkurt bllofin

Drejtoria e Aviacionit Civil ka pezulluar perkohesisht fluturimet e kompanise Italia Airlines e cila ne Shqiperi funksionon nen siglen e Star Airways pasi kjo ka anuluar per tri dite radhazi fluturimet drejt Italise pa bere asnje njoftim paraprak duke krijuar nje gjendje kaosi ne Aeroportin Nderkombetar te Rinasit. Ne nje komunikim per mediat drejtori i Aviacionit Civil Ervin Mazniku njoftoi diten e djeshme pezullimin e perkohshem te fluturimeve te kesaj kompanie e cila ka krijuar nje situate te paprecedente duke lene ne pritje per ore te tera me dhjetera qytetare.

Kompania Italia Airlines por qe ne Shqiperi njihet me emrin Star Airways ka anuluar diten e premte dhe te shtune fluturimet duke lene ne pritje rreth 400 pasagjere. Kompania ne fjale nuk ka dhene asnje shpjegim per shtyrjen e fluturimeve edhe per diten e diel duke krijuar keshtu nje gjendje kaosi dhe irritimi ndermjet udhetareve. Keta te fundit dhe Drejtoria e Aviacionit Civil jane perpjekur te kontaktojne me kompanine Italia Airlines per te kerkuar sqarime ne lidhje me incidentin por nuk kane marre asnje pergjigje. Nuk kemi asnje lloj komunikimi zyrtar nga ana e kompanise. Ne rast se kompania do te kishte probleme teknike ajo duhet te bente njoftim me shkrim ne radhe te pare dhe ne radhe te dyte te bente nje kerkese per mbrojtjen e pasagjereve nepermjet nje operatori tjeter ajror. Ne kushtet e nje situate te jashtezakonshme te paprecedente jemi te detyruar te pezullojme operimin e kompanise italiane deri ne nje moment te dyte deri ne sqarim me kompanine- shprehet Mazniku drejtori i Aviacionit Civil.

Me tej ai ka shtuar se pezullimi i fluturimeve te kompanise italiane do te behet deri ne zgjidhjen e situates. Nderkohe autoritetet e Aviacionit Civil kane nisur bisedimet me ambasaden italiane ne kryeqytet per zgjidhjen e incidentit dhe nisjen e transportimit te udhetareve drejt vendit fqinj nje pjese e te cileve jane emigrante qe kthehen ne vendet e tyre te punes pas kalimit te pushimeve verore ne vendlindje.

Drejtori i Pergjithshem i Aviacionit Civil Ervin Mazniku kerkoi nga kompania italiane qe te rimbursoje biletat e 300 udhetareve. Shpreh shqetesimin per situaten e krijuar ne aeroportin nderkombetar Nene Tereza me pasagjeret te cilet kane mbetur te patransportuar nga ana e kompanise italiane Italia Airlines. Italia Airlines eshte nje kompani komunitare italiane ne juridiksion te plote ligjor te Entit Kombetar te Aviacionit Civil Italian. Autorizimi per te filluar operimet nga Shqiperia eshte dhene ne maj te 2010 - sqaroi kreu i Aviacionit Civil.

Ai tha se kompania italiane duhet te zbatoje te gjithe detyrimet nderkombetare qe kane te bejne me mbrojtjen e pasagjereve dhe me respektimin e kontrates me pasagjerin pra ne rastin konkret bileta.

Standard paralajmeroi qe ne muajin shkurt bllofin

Paralajmerimi se pas Star Airways fshihej nje grup italian me probleme ne shtetin fqinj ku hetoheshin per probleme financiare u dha ne shkurt te ketij viti ne gazeten standard. Ngjarja e djeshme e anulimit te fluturimeve te kesaj kompanie pa paralajmerim duke krijuar nje situate kaotike ne Rinas ka vertetuar dyshimet e publikuara me pare ne standard. Gazeta i referohej nje artikulli te prestigjiozes italiane Corriere Della Sera e cila shkruante se behej fjale per nje grup personash jo fort te besueshem ne fushen e aviacionit te cilet hetoheshin per zhdukjen e miliona eurove. Mediet italiane flasin per transferimin ne Tirane te Vincenzo Soddu prane kompanise Star Airways ndersa sindikata e punonjesve te transportit perfshi aviacionin ne Venecia FiltCgil ka kerkuar nga Enac Agjencia Italiane per Aviacionin Civil te ndalonte kete kompani e cila rezultonte ne tabelat e aeroporteve te kishte filluar fluturimet qe ne shkurt por keto pasi njoftoheshin edhe anuloheshin. Ne kete kohe kjo nuk ka qene problem pasi kompania ende nuk kishte filluar shitjen e biletave por anulimi i fluturimeve te dy diteve me pare ka sjelle kaos dhe probleme ne Rinas.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›