Zjarr në Leskovik, 2 vatra aktive djegin pyjet e Shelegurit
KORCE-Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur në Leskovik. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shëbimit pyjor në rrethin e Kolonjës janë dy vatra zjarri të evidentuara në pyjet e Shelegurit, në kufi me shtetin grek, të cilat vijojnë të jenë ende aktive.
Në vendin e ngjarjes ndodhen dhjetra punonjës të shërbimit pyjor, forcat zjarrfikëse, forcat të ushtrisë si dhe forcat e armatosura të cilat janë duke krijuar breza dheu me qëllim neutralizimin e flakëve të zjarrit. Kreu i shërbimit pyjor Dhimitër Pine i kontaktuar nga "News 24" pohon situatën problematike ndërsa ka apeluar për ndërhyrje nga ajri.
Aktualisht njëra prej vatrave është venë nën kontrroll ndërsa po punohet për izolimin e vatrës tjetër.
Mësohet gjithashtu se terreni i thyer malor, por edhe dëndësia e pyjeve e bëjnë edhe më të vështirë ndërhyrjen për neutralizimin e flakëve. Nuk dihet sipërfaqja e djegur,si edhe shkaqet e rënies së këtij zjarri masiv. Një vit më parë zona e Korçës ishte më e prekura nga zjarret.
(d.b/BalkanWeb)