E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen makinat tek Ura Vajgurore, 1 adoleshent vdes, 3 të tjerë plagosen

KUCOVË- Një aksident me pasojë vdekjen e 18-vjecari dhe plagosjen e 3 te tjereve është regjistruar mesditën e sotme në Urën Vajgurore.

Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve, njëri prej tyre ka dalë nga rruga, duke shkaktuar edhe bilancin e rëndë. 

Policia ben te ditur se në kete aksident humbi jetën shtetasit Selman Baxhia, 18 vjeç që drejtonte njërën prej automjeteve të aksidentuara.

Të plagosur kanë mbetur shoket e tij, Donald Doksani dhe Sokol Xhelo nga 18 vjeç si edhe 19-vjeçari, Ermal Banaj.

Personat e përfshirë në aksident janë të gjithë nga fshati Banaj.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

(m.a/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›