E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Malzi të Kukësit, era favorizon përhapjen e flakëve

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në masivin pyjor të njësisë administrative Malzi, të bashkisë Kukës.

Vatra e zjarrit ndodhet pak kilometra nga Tuneli i Kalimashit, drejt së cilës janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe banorët e zonës.

Vatra e zjarrit po zgjerohet për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë në këtë zonë, e cila ka një bimësi të dendur dhe shkurre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›