E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata elektorale ne SHBA ndizet debati per deklarimin e pasurise

Një propozim i presidentit amerikan Barak Obama ka rindezur debatin për deklarimin e pasurisë në fushatën elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti i ka ofruar kundërshtarit ët tij politik, edhe pse nukë shët ende zyrtare, Mitt Romnit që të japë informacione për pasurinë e tij vetëm të pesë viteve të fundit, duke I premtuar se nuk do I kërkonte më asnjë informacion. Ky është një argument që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kohë që është në qenedër të debateve. Fronti demokratik ka akuzuar ish guvernatorin e pasur të Massachussets - një nga njerësit më të pasur që ka garuar ndonëjherë për në Shtëpinë e Bardhe, se ka 10 vjet që nuk paguan taksat. Ditë më parë Romni kishet deklaruar se ka paguar të paktën 13 për qind në 10 vitet e fundit, por gjithësesi shumë pak se një amerikan me të ardhura mesatare. Tashmë ai refuzon të deklarojë pasurinë duke folur për sulme meskine të cilat bëhen për të hequr vëmendjen nga tema shumë më të rëndësishme si papunësia dhe ekonomia. Ndërkohë Tampa, në Florida po përgatitet që të presë në 27 gusht konventën republikane që do ta shpallë zyrtarisht si kandidat për president. Zëvendësi i tij Paul Rajan sapo ka bërë publike të ardhurat e tij në dy vitet e fundit, por janë të shumtë ata që dyshojnë se ai mund të tërhiqet dhe të mos japë detaje të tjera të pasurisë së tij. Sipas sondazheve të fundit pikërisht fakti i mos deklarimit të pasurisë së Romnit po bën që gjithmonë e më shumë amerikanë të mbëshetsin Obamën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›