Vlore arrestohen vrasesit e 8 vjecarit

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e një 8 vjeçari në qytetin e Vlorës. Policia Lokale njoftoi se nga hetimet intensive të kryera në lidhje me këtë ngjarje ka rezultuar se dy persona, njëri i armatosur me një pistoletë tip TT, dhe tjetri i pa armatosur kanë shkuar në afërsi të shtëpinë së shtetasit Albert Lukaj në lagjen “24 Maji” i cili ishte duke fjetur në ambientet e jashtme të shtëpisë së bashku me fëmijët e tij. Sapo dy personat e mësipërm kanë hipur në murin rrethues që ndan banesën e shtetasit Albert Lukaj me fqinjin e tij janë ndjerë nga ana e këtij të fundit dhe pasi autorët kanë shkëmbyer fjalë me pronarin e banesës shtetasin Albert Lukaj, kanë qëlluar dy herë në drejtim të banesës me armë dhe si pasojë e një predhe rikoshetë është plagosur rëndë në kokë djali 8 vjeçar i shtetasit Albert Lukaj, i cili ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku u transportua për një ndihmë më të specializuar.
Pas hetimeve policia arrestoi Erjon Cuman Grabova, 33 vjeç, banues në lagjen “11 Janari “ në Vlorë dhe Stefan Llazar Furxhi, 19 vjeç banues në lagjen “24 Maji” po në Vlorë. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën është kryer krimi një pistoletë tip TT me 6 fishekë, të cilën autorët, pas kryerjes së krimit e kishin fshehur në një zonë rreth 3 km larg vendit të ngjarjes. Nga kryerja e ekspertimeve balistike ka rezultuar se arma e sekuestruar është ajo me të cilën është kryer krimi.
Gjatë pyetjes së autorëve ata kanë pranuar autorësinë dhe armën e krimit dhe kanë sqaruar se në atë zonë kishin hyrë për të vjedhur sende që ndodheshin në oborret e banesave përreth. Për të arritur në dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e personave, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë ngriti një grup të posacëm hetimor me specalistët më të mirë në fushën e hetimit të krimeve të rënda dhe shoqëroi 56 persona .