Pogradec, mashtruan familjaren, pranga bashkëshortëve
POGRADEC- Një 53-vjecar dhe bashkëshortja e tij janë denoncuar për mashtrim nga e motra, e cila i akuzon per vjedhjen e nje shume prej 150 mije eurosh, para që kanë të bëjnë me siguracionin e jetës së djalit të 59-vjecares, i vdekur në vitin 2006.
Ngjarja e pazakonte është regjistruar në Pogradec, ku ka nisur edhe ndjekja penale në gjendje të lirë ndaj 53-vjecarit Safet Rapçe dhe bashkeshortes së tij M.Rapçe, 52-vjece.
Burime të policisë bëjnë të ditur se 59-vjecarja me iniciale S.B banore e fshatit Verdovë të Pogradecit ka kryer një denoncim, ku akuzonte vëllain e saj dhe bashkëshorten e tij se i kanë vjedhur shumën prej 150 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, një akuzë që mësohet se është pranuar nga cifti, i cili tashmë refuzon të tregojë se ku ndodhen paratë.
Mësohet se cifti Rapçe, banues në Pogradec ishin marrë me procedurat e përfitimit të siguracionit të jetës të djalit të 59-vjecares, i cili kishte ndërruar jetë në një aksident rrugor në vitin 2006 në shtetin grek.
Cifti akuzohet se ka falsifikuar dokumentat duke deklaruar në të përfitimin e një shume prej vetëm 21 mijë eurosh, ndërkohë që kanë mbajtur të fshehur 150 mije euro.
59-vjecarja S.B ka mësuar nëpërmjet të afërmve mashtrimin e vëllait të saj, duke zbuluar se ajo ishte në fakt përfituese e 171 mijë eurove nga shteti grek, pas vdekjes së djalit të saj. Mësohet se tashmë po hetohet edhe për të zbuluar rrugën që ka ndjekur cifti në falsifikimin e dokumentacionit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)