E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Polikliniken 10 panik tek banoret

Një qark i shkurtër elektrik në kasetën e siguresave të rrjetit elektrik të Poliklinikës numër 10, i pasuar edhe nga një shpërthim, ka shkaktuar panik në ambulancë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, të pasdites, ndërsa tymi i shkaktuar nga djegja e kabujve elektrikë ka sjellë kaos në korridorin e katit të parë.

Situata është vënë shumë shpejt në kontroll prej zjarëfikësve, të cilët kanë shuar flakët dhe nxjerrë personelin e qytetarët nga poliklinika.

Në orët e pasdites ishte shkëputur energjia elektrike për poliklinikën, ndërsa specialistët pritej të nisnin punën për të rregulluar defektet elektrike dhe kthyer energjinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›