E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa ne kembet e Xherdan Shaqirit

Te Bayern Munich i mbushur me emra të mëdhenj hapësirat kanë qenë të pakta. Por, kjo nuk e ka ndaluar shkëlqimin e yllit të Xherdan Shaqirit.

Mesfushori i lindur në Gjilan luajti ndeshjen e parë si titullar në këtë edicion të Champions League, por konfirmoi se mund të rivalizojë me lojtarë të kalibrit si Robben, Mandzukic e Pizzaro.

21-vjeçari u vlerësua si lojtari më i mirë në ndeshjen e fituar 4-1 me BATE Borisov, duke qenë protagonist absolut.

Ai krijoi aksionin që zhbllokoi rezultatin dhe dha asistin e golit të Mario Gomez. Një shkëputje fantastike nga e majta, duke shfrytëzuar driblimin dhe shpejtësinë.

Kur kishte kaluar një orë lojë, sulmuesi i kombëtares gjermane i kthen nderin Shaqirit, duke i dhënë pasimin për golin e tretë të ndeshjes. Devijim i saktë mes mbrojtësve shtatlartë të BATE-s, vetëm pak hapa larg portës. Goli i parë me kokë në karrierën si profesionit për mesfushorin që nuk e arrin gjatësinë 1 metër e 70 dhe i pari me bavarezët në Europë.

Me paraqitjen e tij, Xherdan Shaqiri fitoi një vend edhe në formacionin më të mirë të javës së gjashtë në Champions, duke marrë notën 9 si Huan Mata i Chelsea-s.

Në 11-shin ideal të ndeshjeve të fundit në grupe janë edhe emra si Thiago Silva i Paris Saint Germain, Cristiano Ronaldo i Realit dhe Fernando Torres autor i dy golave me Chelsean.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›