E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Qendrën tregtare në Shkup

Në zjarrin që sot në mëngjes shpërtheu në Qendrën tregtare të qytetit janë përfshirë një dyqan, kafene dhe dyqan për prodhime të gatshme të një sipërfaqe prej 50 metrash katrorë.

Zjarri, siç njoftoi komandanti i Njësisë zjarrfikëse Shkup Bllagoja Menkovski, është lokalizuar dhe nuk është lejuar zgjerimi i tij.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 26 zjarrfikës me 10 automjete zjarrfikëse. Ekipet e Njësisë zjarrfikëse Shkup punojnë në pastrimin e terenit, transmeton gazeta "Lajm" e Maqedonisë.

Shkaku për zjarrin dhe vlerësimin për dëmin e shkaktuar do të bëhet pas ekspertizës së policisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›