E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: Dialogu me Kosovën vendimtar për integrimin e Serbisë në BE

Dialogu me Kosovën është vendimtar për integrimin e Serbisë në BE, ka thënë kryeministri serb, Ivica Daçiq për rrjetin televiziv Al – Xhazira për Ballkanin.

Ai i ka cilësuar takimet me kryeministrin, Hashim Thaçi si takime plotësisht normale. Duhet kuptuar ka thënë ai, se tani jetojmë në shekullin 21. Daçiq ka theksuar se do të takohej edhe Ramush Haradinajn nëse ai do të zgjidhej kryeministër i Kosovës. Bisedimet nuk bëhen me ata të cilët dëshironi ju, por me ata me të cilët keni probleme, tha Daçiq. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›